E Diel, 1 Nëntor 2026

Vriten tetë ushtarë amerikanë në Afganistan

Së paku tetë ushtarë amerikanë janë vrarë sot, pas dy sulmeve të ndara të ndërmarra nga militantët në jug të Afganistanit, duke e shndërruar kështu tetorin në muajin më të përgjakshëm për forcat amerikane, që nga invadimi i SHBA-së në Afganistan në vitin 2001.

Në sulmin e parë të ndërmarrë nga militantët, shtatë ushtarë amerikanë u vranë, përderisa po patrullonin me një automjet të blinduar, deklaroi zëdhënësi i forcave amerikane, koloneli Todd Vician. Ai theksoi se si pasojë i këtij sulmi është vrarë edhe një civil amerikan. Ushtari i tetë amerikan u vra në një sulm tjetër, i cili u ndërmor gjithashtu në jug të Afganistanit.

Zëdhënësi i forcave amerikane në jug të Afganistanit, Adam Weece, tha se që të dy sulmet kanë ndodhur në provincën e Kandaharit.

Vetëm gjatë këtij muaji, në Afganistan deri me tani janë vrarë 55 ushtarë amerikanë, numri ky më i madh i ushtarëve të vrarë amerikanë Brenda një muaji, që nga fillimi i invadimit të SHBA-së në Afganistan, në vitin 2001.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›