E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria liron 11 iranianë të marrë peng

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit Husein Amir Abdollahian ka deklaruar se 11 iranianë të marrë peng në Siri janë liruar ndërsa 17 të tjerë ende vijojnë të mbeten peng nga rrëmbyesit.
 

Gjatë një konference për shtyp në Damask, Abdollahian tha se rrëmbyesit donin t`i bënin presion Teheranit që të heqë dorë nga mbështetja për presidentin e Sirisë, Bashar al-Asad.
 

Por, ai theksoi se Republika Islamike do të vazhdojë të mbështesë Asadin sa i përket programit të tij të reformave dhe luftës kundër ndërhyrjes së jashtme dhe terrorizmit.
 

Irani është njëri nga partnerët më të afërt dhe më të fuqishëm të Sirisë. Ky shtet ka mohuar çdo ndërhyrje në punët e brendshme të Sirisë, si dhe akuzat se ka ofruar ndihmë për goditjen vdekjeprurëse të protestuesve anti-qeveritarë në këtë shtet.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›