E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Shqipëria partner serioz në NATO

Kryeministri Sali Berisha gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar një takim me zëvendëssekretarin e Mbrojtjes, Gordon England, i cili shprehur bindjen se "Shqipëria do të jetë tashmë një anëtare e denjë dhe partner serioz i Aleancës së Atlantikut të Veriut".Gjatë takimit, zëvendës sekretari England konfirmoi vullnetin për bashkëpunimin gjithnjë e në rritje mes vendeve dhe qeverive tona. Nga ana e tij, Kryeministrit Berisha falënderoi England për punën dhe angazhimin institucional dhe personal të tij për ta parë Shqipërisë sa më parë anëtare të Aleancës më të fuqishme të globit, NATO-s.Kryeministri informoi zyrtarin e lartë amerikan me punën dhe përpjekjet e pandërprera të qeverisë shqiptare, e cila deri në anëtarësimin e plotë të vendit në NATO, do të punojë me të njëjtin ritëm dhe përkushtim, për të merituar dhe për t'u prezantuar me dinjitet përpara vendeve anëtare të NATO-s.
"Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit janë beteja me të cilat qeveria shqiptare ndeshet dita ditës, por me gjithë rezultatet e mëdha, akoma edhe më të mëdha janë përpjekjet e qeverisë për të thelluar më tej këto rezultate", vijoi më tej kryeministri.Duke u ndalur tek reformat për modernizimin e administratës publike, kryeministri Berisha informoi për përmbysjen e thellë që ka ndodhur në procedurat administrative me aplikimin e programeve më moderne si prokurimet elektronike, regjistrimi elektronik i bizneseve duke merituar denjësisht dhe mbështetjen e programit "Sfida e Mijëvjeçarit".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›