E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligjvënësit britanikë do ti kthejnë 1.6 milionë dollarë shtetit

Londër, 5 Shkurt - Prokuroria britanike
njoftoi se katër ligjvënës do të përballen me akuzat për keqpërdorim të
shpenzimeve parlamentare.

Raporti i kontrollit mbi shpenzimet e parlamentarëve britanikë, arriti në
përfundimin se 390 ligjvënës kanë marrë fonde të tepërta për shpenzimet e tyre
gjatë kryerjes së detyrës. Së bashku ata duhet të kthejnë 1.6 milionë dollarë.

Skandali ka përfshirë ligjvënës nga laburistët në pushtet dhe konservatorët në
opozitë, raporton radio RFE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›