E Diel, 1 Nëntor 2026

Katër deputetë britanikë akuzohen për shpërdorim të fondeve

Londër, 6 shkurt, NOA Keqpërdorimi i
shpenzimeve është padia kryesore me të cilën përballen katër deputetë të
parlamentit britanik. Emrat e tyre tashmë janë bërë publikë nga  drejtori i prokurorisë publike dhe ka nisur një
proces konkret hetimi ndaj tyre. Konkrerisht, emrat e tyre janë lordi Hanningfield,
anëtar i partisë Konservatore në opozitë në Dhomën e Lordëve si dhe tre
deputetë nga partia Laburiste në pushtet, Elliot Morley, David Chaytor and Jim
Devine.

Që të katërt ndodhen përballë akuzave të
shumëfishta sipas ligjit për vjedhje. Ata i kanë mohuar menjëherë akuzat, por
duket se nuk kanë për ti shpëtuar gjykimit.

Në deklaratat e tyre të mbrojtjes, katër deputetët
thanë se ishte çështje për komisionin parlamentar që të impononte zbatimin e
rregullave rreth rimbursimit të shpenzimeve dhe se do ta mbrojnë fuqimisht pozicionin
e tyre.

Akuzat rreth keqpërdorimit të sistemit të
rimbursimit të shpenzimeve vazhdon të nxisë zemërim të madh në opinion në
Britani, vetëm disa muaj para zgjedhjeve të përgjithshme.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›