E Diel, 1 Nëntor 2026

Qytetarë amerikanë akuzohen në Haiti për rrëmbim të fëmijëve

Port-au-Prince, 5 Shkurt NOA - Kundër dhjetë
të arrestuarve amerikanë në Haiti është ngritur aktakuza për rrëmbim të
fëmijëve.

Prokuroria në Port-au-Prince akuzon ata për
lidhje me kriminelët gjatë përpjekjeve për nxjerrjen ilegale të fëmijëve jashtë
shtetit të goditur rëndë nga katastrofa natyrore.

Ministri i Drejtësisë, Paul Denis, tha se
procesi gjyqësor duhet të mbahet në Haiti.

Pesë burrat dhe pesë gratë, të krishterë
baptistë nga Idaho u ndaluan javën e kaluar në kufirin me Republikën
Dominikane.

Në autobuzin e tyre ndodheshin 33 fëmijë
haitianë të moshës mes dy muaj dhe 14 vjet. - Ndërkohë numri i të vdekurve në
Haiti nga tërmeti katastrofal është rritur në mbi 200 mijë.

Këto të dhëna i bëri të ditura kryeministri i
Haitit, Jean-Max Bellerive në kryeqytetin Port-au-Prince, citohet radio Dojçe
Vele.

e.r/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›