Rusia: Sistemi anti-raketë amerikan në Rumani, një fakt që na shqetësoi shumë

Moskë, 6 shkurt, NOA - Ministria e Jashtme
ruse ka shprehur shqetësimin lidhur me instalimin e afërt në Rumani të elementeve
të sistemit të ri amerikan anti-raketë.
"Kjo është një çështje serioze që do ta
analizojmë me seriozitet. Sigurisht, ky akt shkakton shqetësim. Kemi nevojë për
sqarime. Do ta ngremë këtë çështje në kontaktet me partnerët amerikanë dhe
evropianë", bëri të ditur ky dikaster në një komunikatë për shtyp.
Nga ana e saj, pasi Rumania pranoi vendosjen në
territorin e saj të sistemit të rikonfiguruar mbrojtës nga raketat amerikane,
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar siguri se ky sistemi i ri
antiraketor nuk është kundër Rusisë, por kundër atij që e kanë cilësuar si një
kërcënim potencial që mbërrin nga Irani.
Por vetë Moska zyrtare e kishte kundërshtuar
planin e Shteteve të Bashkuara kohë më parë për vendosjen e kapaciteteve
mbrojtëse raketore në Poloni dhe Çeki dhe Uashingtoni ishte tërhequr më pas nga
ky plan.
Ndërkohë që plani i mëparshëm amerikan kishte
për synim mbrojtjen e Evropës dhe Shteteve të Bashkuara nga kërcënimi i raketave
me rreze të gjatë veprimi nga Irani, versioni i rishikuar do të mbrojë aleatët
e Shteteve të Bashkuara nga raketat me rreze të shkurtër dhe rreze të mesme
veprimi që Irani mund ti ketë dislokuar ose është shumë afër dislokimit të
tyre.
n.e/NOA