Moska: Zgjerimi i NATO-s, kërcënimi kryesor
Moskë, 6 Shkurt NOA - Zgjerimi i NATO-s është
një nga kërcënimet kryesore për Rusinë.
Ky është vlerësimi në strategjinë e re
ushtarake të firmosur nga presidenti rus, Dimitri Medvedev.
Doktrina e re ushtarake shtrihet në një afat kohor deri në vitin 2020, raporton
radio çeke Evropa e Lirë.
Në dokument thuhet se Rusia rezervon të drejtën të përdorë fuqinë bërthamore në
përgjigje të një sulmi të kësaj natyre.