SHBA: Zgjedhjet e 28 qershorit, progres

Ndërsa është konstituuar qeveria, zgjedhjet parlamentare dhe koalicioni PD-LSI merr edhe mbështetjen e SHBA-së. Nëpërmjet një deklarate të misionit të SHBA në OSBE, një prej aleatëve më të rëndësishëm të Shqipërisë vlerëson se qeveria e Shqipërisë ka meritë për progresin në shumë fronte në këte raund zgjedhor dhe qytetarët e Shqipërisë meritojnë lavdërime për zhvillimin paqësor dhe me rregull të zgjedhjeve. Sipas kësaj deklarate për SHBA-në rezultati i votës përfaqëson qartë vullnetin e popullit shqiptar.
Në deklaraten e misionit të SHBA-së në OSBE theksohet se qeveria e Shqipërisë ka bërë një punë të besueshme në zhvillimin e instrumenteve të nevojshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Megjithatë, disa prej këtyre përmirësimeve nuk rezultuan plotësisht në një klimë të përmirësuar besimi, që patën si synim të çonin përpara. Por edhe në këtë dokument kritikohet politizimi i aspekteve teknike të procesit zgjedhor .
Ndërkaq kryeministri Sali Berisha ka marre një sërë urimesh në fillimin e mandatit të tij të dyte në krye të ekzekutivit. Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, z.Olli Rehn,
nga ana e ambasadorit rus Aleksandër Prishchepov dhe Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barrozo.