Takimi, ne Peze hidhen piketat e bashkimit mes së majtës
17/09/2009 Rama mbledh në Pezë aleatët dhe rebelët e LSI-së
Organizimi i së majtës në një njësi politike është hapi i radhës që do të ndërmarrë kampi i majtë. Ka qenë takimi i djeshëm në Pezë mes përfaqësuesve të kampit të majtë ai që vuri piketat kryesore mbi një hap të tillë. Kështu, festa e Pezës është shfrytëzuar nga drejtues të së majtës, përfshirë këtu dhe jo pak personalitete të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për të bashkërenduar idetë mbi mënyrën se si do të shfaqet e majta në sfidat e ardhshme, e cila kulmon në një ide të përbashkët: atë të bashkimit.
Takimi
Në kampin e majtë shfaqen sërish zhvillime, e kjo pikërisht në përfaqësimin e formacioneve politike të tij. Më qartë, ishte 67-vjetori i Konferencës së Pezës që bashkoi në një takim jo vetëm drejtuesit e selisë rozë, natyrisht dhe kreun në detyrë të saj, njëkohësisht dhe kryebashkiak, Edi Ramën, por dhe krerët e partive aleatë të PS-së. Gjithashtu me ftesë të vetë Ramës kanë qenë të pranishëm në këtë takim personalitetet e LSI-së të njohur tashmë si kundërshtarë të bashkëpunimit në një koalicion qeverisës mes kësaj partie dhe PD-së. Kështu, pjesë e bisedimeve mes Ramës, kreut socialdemokrat Skëndër Gjinushi, kryetarit të Demokracisë Sociale Paskal Milo ishin dhe ish-nënkryetari i LSI-së Pëllumb Xhufi, ish-deputeti Ndre Legisi, një nga themeluesit e kësaj partie, Mustafa Muçi si dhe anëtari i kryesisë Fatos Klosi. Burime pranë këtij takimi bënë me dije se biseda u përqendrua te zgjedhjet e 28 qershorit, situata aktuale politike, por dhe te sfidat e ardhshme që e presin të majtën, si dhe te mënyra me të cilën kampi i majtë do të shfaqet përballë tyre. Por ndalur në këtë pikë, mësohet se gjatë takimit bashkëbiseduesit kanë hedhur ide të ndryshme mbi një çështje të tillë. Të gjitha këto ide bashkërendohen në një pikë të përbashkët: në atë të organizimit në një njësi e vetme politike. Megjithatë, do të jenë takimet e mëtejshme mes këtyre përfaqësuesve që do të vendosin mbi modalitetet e një njësie të tillë. Ndërkohë që përfaqësuesit e LSI-së, të njohur tashmë si kritikë të Metës, kanë marrë dhe një tjetër ftesë nga kreu në detyrë i socialistëve, Rama, për të bashkëpunuar si individë dhe jo si forcë parlamentare me Partinë Socialiste. Mbledhja mes të majtëve, ku u hodh ideja e bashkimit në një njësi politike, u zhvillua pikërisht në vendin ku 67 vjet më parë krerët komunistë hodhën bazat e diktaturës dhe të atij persekucioni që gjatë viteve të luftës u konsiderua si lufta civile shqiptare.
Deklarata
Kryebashkiaku Edi Rama gjatë fjalës së tij në 67-vjetorin e Konferencës së Pezës, tashmë një festë e kthyer në traditë për Bashkinë e Tiranës, nuk kurseu vlerësimet mbi rëndësinë e një konference të tillë. “Jam shumë i kënaqur që mund ta bëj këtë përpara jush së bashku me Pëllumb Xhufin, Paskal Milon, Skënder Gjinushin dhe me të gjithë grupin e deputetëve dhe deputeteve të pranishëm. Konferenca e Pezës është një pikë e palëkundshme, që mbetet gjithmonë aktuale në referimin tonë ndaj historisë”, - vuri në dukje Rama gjatë fjalës së tij përshëndetëse. Ndërkohë, duke vijuar më tej, kreu i bashkisë shtoi se “si një moment kur shqiptarë e shqiptare, me bindje dhe përkatësi të ndryshme, por me një pikë të përbashkët referimi, që kishte të bënte me atdheun, me lirinë e tij dhe me të ardhmen e tij, u bashkuan dhe i dhanë jetë një fronti antifashist, që solli më pas edhe çlirimin e vendit”. Po gjatë ditës së djeshme Rama zhvilloi takimin e radhës në Kukës në kuadër të fushatës elektorale për kreun e ri të PS-së.
Rama fton rebelët e LSI-së në PS
Xhufi: Jam në mbrojtje të pozicioneve të së majtës
Kreu në detyrë i PS-së, Edi Rama, ka lëshuar një ftesë për bashkëpunim në adresë të disa prej figurave kryesore të LSI-së, të njohur tashmë si kundërshtarë të bashkëqeverisjes Meta-Berisha. Një fakt i tillë u bë i ditur nga vetë ish-nënkryetari i LSI-së Pëllumb Xhufi gjatë takimit e organizuar për 67-vjetorin e Konferencës së Pezës. Duke informuar mbi një ftesë të tillë, Xhufi bashkë me figura të tjera të LSI-së konfirmoi se po shohin mundësinë të jenë pranë PS-së, edhe pse për të politika aktive nuk do të jetë në plan të parë. “Pa dyshim që kjo është një ftesë e kuptueshme dhe gjithsecili do të veprojë sipas këndvështrimit që ai ka. Për sa më përket mua personalisht, unë do të merrem kryesisht me aktivitetin tim shkencor akademik, por kjo nuk do të thotë se nuk do të jem aktiv në kuptimin e mbrojtjes së pozicioneve të së majtës. Për shokët e mi dhe kolegët e mi, gjithsecili ka të drejtën e tij, dhe më duket se është dhe në vijën e drejtë për të gjithë ata që e konsiderojnë veten të majtë”, - vuri në dukje Xhufi lidhur me një çështje të tillë.
Çfarë përfaqëson Konferenca e Pezës?
Konferenca e Pezës ka hyrë në historinë e këtij vendi si një nga datat kur në Shqipëri filloi një fushatë denigruese nga ana e komunistëve ndaj figurave nacionaliste shqiptare. Konferenca u thirr 67 vjet më parë nga komunistët me në krye Enver Hoxhën. Megjithëse doli me moton “pa dallim feje, krahine dhe ideje”, komunistët nuk e respektuan asnjëherë marrëveshjen e firmosur me nacionalistët shqiptarë, por lëshuan bandat e tyre për të hapur një luftë të paprinciptë, kryesisht ndaj eksponentëve të Ballit Kombëtar dhe figurave të tjera nacionaliste. Me ardhjen e demokracisë pas viteve 1990, Konferenca e Pezës u la në harresë si një pjesë e errët e historisë komuniste të këtij vendi. Festimet për përkujtimet e kësaj date filluan vetëm pas vitit 1999, kur në krye të Ministrisë së Kulturës erdhi Edi Rama. Që nga ajo kohë veteranë, por dhe të rinj, që nuk e dinë se çfarë simbolizon kjo ditë, mblidhen dhe festojnë duke kënduar këngë partizane, por ftohen dhe këngëtarë të tjerë, vendas dhe të huaj.
Mesazhi
Faktori ndërkombëtar vijon të lëshojë mesazhe të qarta për kupolën rozë lidhur me vendimin e saj për të bojkotuar Kuvendin. Kështu, në një intervistë për “Top Channel” zëdhënësja e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Europian Havier Solana, Kristina Galak, deklaroi se zgjedhjet ishin më të mira se në të kaluarën dhe shënuan përmirësime. Gjithashtu zonja Galak shtoi se pati dhe fenomene negative, si politizimi i procesit teknik. Nga ana tjetër Galak nënvizoi nevojën e bashkëpunimit mes qeverisë dhe opozitës, duke e cilësuar bojkotin si një mënyrë jo të mirë. Ndërsa për sa i takon Partisë Socialiste, ajo vijon të jetë e palëkundur në vendimin e saj për të qenë jashtë Kuvendit deri në plotësimin e kushteve të saj.