Vota për Berishën, votë kundër të ardhmes së shqiptarëve
Autori i Lajmit: red.
Antari i Kryesisë së PS-së Ben Blushi ka zhvilluar një takim në fshatin Barç të qarkut të Korcës, ku ka prezantuar Programin e ri qeverisës të partisë, i cili është hartuar në dialogimin e gjatë të PS me qytetarët e vendit në dy vite, por edhe me ekspertë të huaj dhe vendas. Blushi theksoi si themelore për fshatin ngritjen e një Ministrie të vecantë për fshatin, si një dikaster që do t i japë tjetër zhvillim sektorit të bujqësisë e blegtorisë në vend, produktit bujqësor në vecanti. Gjatë fjalës së tij ai ka sulmuar qeverisjen duke thënë se: “në këto 4 vjet, Shqipëria, Korça e Barçi, pa dyshim që janë qeverisur shumë keq. Janë qeverisur nga një qeveri e korruptuar, janë qeverisur nga një Kryeministër, i cili siç po dalin përditë faktet, është atje, ku është, vetëm për interesa të vetat dhe familjes së vet. Kudo që të shkosh në fshatrat e Korçës, fermerët nuk kanë shitur asgjë nga ajo që kanë mbjellë dhe prodhuar për gati një vit. Kjo ka ndodhur sepse qeveria e Sali Berishës i ka lejuar prodhimet që vinin nga jashtë që të minojnë dhe rrënojnë tregun shqiptar. Kjo ka ndodhur sepse kjo qeveri, nuk ka menduar as një ditë për të varfrit, nuk ka menduar as një ditë për fermerin, apo për ata që kanë nevojë. Por, ashtu si në Gërdec, ka menduar për ata që duhet të pasurohen, duke vjedhur taksat dhe duke vrarë shpresën për shqiptarët. Vota për Berishën, është vota për 4 vjet të tjera Gërdec. Vota për Berishën në 28 qershor, është një votë kundër familjeve shqiptare, fëmijëve, është votë kundër Shqipërisë”, tha Blushi.
Ky lajm është publikuar: 16/05/2009