E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Zgjedhjet janë test, Policia të zbatojë ligjin

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i konsiderojnë zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri si test të rëndësishëm. Këtë deklaratë mbajti zëvendës/ambasadori Stefen Kristina gjatë një takimi të mbledhur me ambasadorë të shteteve të BE, KE-së dhe OSBE-së. Gjatë këtij konsorciumi ndërkombëtar, Kristina ka bërë të ditur se policia shqiptare do të ketë një rol shumë të rëndësishëm në këto zgjedhje. “Para nesh kemi një test për Shqipërinë. Policia e Shtetit ka përgjegjësi për të zbatuar ligjin pavarësisht rezultatit”, u shpreh Kristina. Numri dy i ambasadës amerikane kërkoi nga politika që të respektohet rezultati i zgjedhjeve, kushdo që të jetë ai. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe ambasadori i KE-së, Helmut Lohan dhe ai i OSBE-së, Robert Bosch, duke mbështetur deklaratën e mbajtur nga zëvendës/ambasadori Kristina. Ministri Bujar Nishani i pranishëm në këtë takim tha se  “siguroj të gjithë pjesëmarrësit se autoritetet shqiptare dhe Ministrinë e Brendshme do të vazhdojnë të synojnë zbatimin e ligjit dhe vendosjen e shtetit të së drejtës”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›