E Diel, 1 Nëntor 2026

Tropojë, drejt përfundimit investimet me fonde të PNUD-it



Investimet me fonde të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (PNUD) në rrethin e Tropojës janë drejt përfundimit. Kanë përfunduar e vënë në shërbim të fermerëve punimet në kanalin ujitës në komunën e Tropojës së vjetër, një kanal tjetër ujitës, ndërsa është në përfundim edhe ndërtimi i një rrugë rurale në komunën e Fierzës, si dhe sistemimi e ndriçimi i një rruge të brendshme në Bashkinë e Bajram Currit. Oficeri i zhvillimit rural në zyrën rajonale të PNUD-it, Bukurosh Onuzi shprehet se cilësia e punimeve e kujdesi i komunitetit për to ka bërë që këtë vit investimet kanë një shtrirje të gjerë përmes një fondi prej mbi 20 milionë lekësh. Përmes investimeve të PNUD-it të këtij viti në këtë rreth përfitojnë rreth 7000 banorë, ndërsa parashikohet që të rritet numri i projekteve që do të zbatohen vitin e ardhshëm.

27 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›