E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi ministres me ambasadorin për specializime të mjekëve



Ministrja e Shëndetësisë Anila Godo, zhvilloi një takim pune me Ambasadoren e Maqedonisë në vendin tonë Krepieva. Në këtë takim u fol për bashkëpunimin që duhet të kenë të dy vendet në sistemin e shëndetësisë, si dhe shkëmbimin e eksperiencave mes mjekëve. Po kështu, ministrja kërkoi që të dy vendet të bënin trajnime të ndryshme të stafit mjekësor dhe njëkohësisht të bëhen binjakëzimet e spitaleve. Krepieva ofroi mbështetjen maksimale të vendit fqinj si në realizimin e reformave ashtu edhe në përmirësimin e sistemit shëndetësor. Ministrja e Shëndetësisë, theksoi se marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve, duhet të shërbejnë për bashkëpunim në fushën e shëndetësisë, si në reformimin e sistemit shëndetësor, trajnim stafi e binjakëzim spitalesh, në shërbim të pacientëve shqiptar. Një pikë e rëndësishme diskutimi ishte dhe problemi i hemodializës ku të dyja palët u treguan të gatshme për bashkëpunim.

27 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›