E Diel, 1 Nëntor 2026

Shalsi: ”Sheshi “Italia” nuk do të preket nga ndërtimi i



Emanuela Sako
Parkingjet nëntokësorë që do të ndërtohen në kryeqytet nuk do të prekin fasadën e mbitëshme të shesheve. Bashkia e Tiranës iu ka bërë të njohur opinionin publik se do të shmangen prerjet e pemëve dhe shkatërrimi i gjelbërimit në to. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Eduard Shalsi në një deklaratë për parkimet nëntokësore tek Sheshi “Italia”, u shpreh se sheshi do të rikonceptohet sipas një konkursi ndërkombëtar dhe gara për ndërtimin e parkimeve nëntokësore do të jetë e hapur dhe transparente. Sheshi “Italia” është një tjetër zonë ku do të ndërtohet një parking disa katësh nën tokë. Sipas Shalsit kapaciteti i parkingut të nëndheshëm do të vlerësohet me nevojat e institucioneve përreth Sheshit, por edhe të rezidentëve, në sipërfaqe nuk do të ketë më makina sikundër shihen tani. Sipas tij, parkimet nëntokësore janë konceptuar të ndërtohen në mënyrë ku nga sipërfaqja të mos kuptohet ekzistenca e tyre. Ndaj, dhe ky shesh do të ridezinjohet dhe do të rikonceptohet, dhe sipërfaqja e tij do të jetë pjesë e konkursit që do të organizohet së shpejti për Sheshin “Nënë Tereza”. Ndërtimi i dy parkingjeve nëntokësore në dy sheshet kryesore të Tiranës kanë hapur debat mes forcave politike, ku pretendohet se do të bëhet shkatërrimi i zonave ku do të ndërtohen.
Ndryshimi
Projekti për ndërtimin e parkingjeve është në bazë të masterplanit të qendrës së Tiranës, i cili është hartuar me konkurs ndërkombëtar nga studioja franceze “Architecture Studio” në vitin 2003 është miratuar nga Qeveria Shqiptare në vitin 2004. Projekti synon të ndryshojë kryeqytetin, duke e zhvendosur atë më parametrat e qyteteve europianë. Projekti synon të ruajë tradicionalen të ndërthurur me moderne. Por, njëkohësisht kërkon që ndërtimet e reja të jenë sa më funksionale për qytetarët. Të mirat që do të sjellë ky projekt, janë sepse qendra e Tiranës nuk do të ketë më makina të parkuara në të gjitha pjesët anësore të saj. Njëkohësisht nuk do të ketë më bllokim të trafikut, ku në ditë të veçanta shoferët e automjeteve i’u duhet mjaft kohë për të dalë nga qendra. Bizneset në këtë zonë do të jenë të privilegjuar, pasi do të kenë më tepër klientë, pasi qytetarët që kërkojnë të ulen në një kafe apo ata që kanë punë dhe bizneset afër, nuk dinë ku të parkojnë më parë makinën. Kështu, qyteti do të çlirohet nga parada e makinave luksoze apo të thjeshta që vërtiten rreth e rrotull disa herë për të gjetur një vend parkimi. Po kështu, makinat do të jenë nën kontrollin e rojeve dhe nuk do të ketë më rrezik për vjedhje apo dëmtim të makinave. Madje, ajo që është edhe më e rëndësishme është fakti se fasada e qytetit do të jetë pa një mori makinash dhe do të shtohet më tepër gjelbërimi.
Projekti
Në projektin e ri për kryeqytetin ishte parashikuar ngritja e 9 parkingjeve në zonat më të populluara, ndërkohë që qeveria lejoi ngritjen e vetëm dy parkingjeve, atë të Parkut “Rinia” dhe të sheshit “Italia”. Parkingu në parkun “Rinia” do të ndërtohet me disa kate nëntokë, ndërsa sipërfaqja e tij do të mbetet e gjelbër, ku do të ketë dhe shtim të pemëve. Për më tepër mendohet që të shtohet gjelbërimi dhe infrastruktura e domosdoshme publike mbi këtë park dhe parkingjet. Aktualisht Bashkia e Tiranës ka bërë publike disa detaje për ndërtimin e parkingjeve, pasi projekti përfundimtar do të jepet pas kryerjes së tenderit për firmën që do të dalë fituese në muajin nëntor. Kështu, sipas bashkisë dy parkingjet do të jenë në distancën 500 metra nga njëri-tjetri. Madje të 9-të parkingjet nëntokësorë që ishin parashikuar të ndërtoheshin do të ruanin këtë distancë nga njëri-tjetri. Brenda parkingut do të jenë të vendosur një numër mjaft i madh makinash, duke plotësuar nevojat e rezidentëve të kësaj zone, institucioneve dhe vizitorëve të qendrës. Sheshi ”Skënderbej” dhe disa pjesë të tjera që prekin qendrën e qytetit do të kthehen në zona këmbësorësh. Kështu, dy parkingjet e para nëntokësore në Tiranë që do të heqin rrethimin e makinave nga parku Rinia, nga sheshi “Nënë Tereza” dhe do të çlirojnë mjaft trafikun po edhe hapësirat e lëvizjes së këmbësorëve në zemrën e kryeqytetit.

27 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›