E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, arrihet kompromisi për paketën ekonomike



Republikanët dhe demokratët kanë arritur në një marrëveshje për miratimin e paketës stimuluese ekonomike. Ky veprim u përshëndet nga Presidenti Barak Obama, i cili u shpreh se paketa me vlerë 798 miliardë dollarë do të ndihmonte në krijimin e miliona vendeve të reja të punës për amerikanët. Mendohet se Kongresi do ta miratojë së shpejti atë për t’iu dërguar më pas Presidentit për dekretim. Udhëheqësi i demokratëve në Senat, Herri Reid, tha se marrëveshja e kompromisit ishte arritur pas shumë negociatave.
Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati kanë miratuar versione të ndryshme të paketës. Paketa konsiderohet si një ndër legjislacionet më të kushtueshme që kanë dalë ndonjëherë para Kongresit amerikan. Republikanët dëshironin që paketa të ishte përgjysmuar dhe të përbëhej kryesisht nga shkurtime taksash, ndërsa demokratët dëshironin që ajo të përfshinte shpenzime më të mëdha në infrastrukturë.

13 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›