SHBA, avioni i rrëzuar, një histori ‘mallkimi’
Një grua, bashkëshorti i së cilës humbi jetën më 11 shtator 2001 në sulmet e kullave binjake në SHBA, vdiq një ditë më parë pasi ndodhej në bordin e avionit që u rrëzua në Buffalo, ditën e datëlindjes së bashkëshortit të vdekur. Mediat e kanë komentuar historinë e saj si një ‘mallkim’ pas 11 shtatorit. Beverly Eckert, 57 vjeçe ishte një nga 50 viktimat e përplasjes së avionit me një shtëpi në Buffalo, në shtetin e Nju Jorkut. Ajo po udhëtonte për në Buffalo, nga ku kishte origjinën ajo dhe i shoqi, për të kujtuar 58 vjetorin e tij të lindjes dhe për të hedhur një bursë në emrin e tij në shkollën e tyre të vjetër. Sean, i dashuri që në shkollë i Beverly, ndodhej në kullën jugore të “World Trade Center”, në kohën që u shkatërrua nga sulmet terroriste të 11 shtatorit. Ajo u bë një nga drejtueset më të zjarrta të fushatës antiterrorizëm dhe u takua me Presidentin Barak Obama në Shtëpinë e Bardhë vetëm një javë më parë. Obama bëri homazhe për të pas rrëzimit të avionit duke komentuar se “ngjarje tragjike si këto na kujtojnë delikatesën e jetës dhe vlerat e çdo dite të vetme. Një nga personat që e kishte kuptuar këtë ishte Beverly Eckert. Unë luten që familja e saj të gjejë paqe dhe forcë për ditët e vështira që kanë përpara”, tha presidenti amerikan. Motra e Beverly-t, Sue Borque po priste në aeroport kur dëgjoi shpërthimin e avionit vetëm pesë minuta përpara se të ulej në pistë. Ajo tha: “Ne e dinim se ajo ishte në atë avion dhe tani ajo është me të. Ajo qante ndërsa tregonte se si i shoqi e kishte marrë në telefon nga kati i 98-të i “World Trade Center”, më pas ishte dëgjuar një shpërthim i fortë dhe më pas qetësi”, tha e motra. (“The Sun”)