E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puthja ul stresin te njerëzit

 

Në ditën e Shën Valentinit shkencëtarët kanë vendosur të publikojnë ekzaminimet e tyre mbi misterin, që ndodh kur zemra tronditet dhe buzët takohen. Sipas studimeve, puthja çliron elemente kimike që lehtësojnë hormonet e stresit për të dyja sekset dhe nxit dëshirën te meshkujt më shumë sesa te femrat.
Uendy Hill, shkencëtare për neuroshkencën në “Lafayette College”, shpjegoi mbi një eksperiment të kryer prej saj se çifte heteroseksuale nga studentët e kolegjit që ishin puthur për 15 minuta, kishin pësuar ndryshime të dukshme në nivelet e oksitocinës, që ndikon në kortizol, i cili ka lidhje me stresin. Pas puthjes, si meshkujt ashtu edhe femrat kishin pasur ulje të nivelit të kortizolit, që tregon se niveli i stresit të tyre kishte rënë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›