E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet bosi i parë transeksual

 

Grupet antimafia kanë arrestuar ‘kumbarin’ e tyre të parë transeksual me emrin “Kitty”. Ugo Gabriele, 27 vjeç i kishte lyer flokët e tij me ngjyrë të verdhë, kishte hequr vetullat dhe kishte vënë buzëkuq. Sipas “The Sun”, ai kishte drejtuar një klan me rreth 12 gangsterë në rrjetin e drogës dhe prostitucionit. 27 vjeçari u arrestua në Napoli, Itali. Sipas policisë, Gabriele donte të ishte femër, por nuk janë dhënë informacione nëse ai kishte kryer ndonjë operacion për të ndërruar seks. “Eshtë hera e parë që ne arrestuam një bos transeksual të mafies. Mendojmë se është edhe rasti i parë në botë”, tha ai.  Deri disa vite më parë, vetëm përmendja e homoseksualizmit mes mafiozëve merrte jetë. Në vitin 1992, John “Johnny Boy” D’Amato u vra në Nju Jork pasi ishte gei. Hitman Anthony, kapo në atë kohë tha: “Askush nuk do të na respektojë ne nëse kemi një bos gei”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›