SHBA basketbolli pergatitje per Lojerat Olimpike

Kjo quhet “Dream Team”, Skuadra Ëndërr. Ndoshta nuk do të jetë aq e famshme sa ëndrra e parë e vitit 1992 në Lojrat Olimpike të Barcelonës, por sërish një ekip basketbolli që ka brenda tij yjet e mëdhenj të NBA-t s’mund të jetë ndryshe përveçse i madh.
Kobi Brajant, Lebron Xhejms, Karmelo Entoni, Kris Pol dhe Deron Uilliams u bënë sërish bashkë për një tjetër titull olimpik, ndërsa SHBA është favorite absolute për të fituar medaljet e arta në Londër 2012.
Kjo pesëshe ka qenë edhe në Pekin 2008 ku amerikanët dolën kampionë dhe sërish bëjnë pjesë në ekipin prej 12 lojtarësh që do të stërvitet dhe garojë nën drejtimin e trajnerit Majk Krzizevski.
Trajneri thekson se ai dhe ndihmësit e tij janë tepër krenarë që do të punojnë me këtë grup lojtarësh, ndërsa shton se “ne kemi përgatitje të lartë teknike dhe atletike, por edhe më shumë se kaq ne kemi një shpirt kolektiv të shkëlqyer”.
Ylli i Majemit, kampion i NBA-t, Lebron Xhejms thekson se nuk do të jetë e lehtë. “Jemi të lumtur që jemi sërish bashkë dhe do të punojmë për synimin tonë, pra medaljen e artë, - thotë ai, - por, nuk do të jetë e lehtë. Duhet të përgatitemi mirë”.
Gjigandi i Lejkërsave, Kobi Brajant gjithashtu vlerëson konkurrencën. “Është një sfidë e madhe, - thotë pasardhësi më i denjë i Majkëll Xhordanit, - por, mendoj se diferenca me të tjerët po zvogëlohet dhe ekipet e tjerë mendojnë se mund të na mundin. Veçse, ne e dimë se përfaqësojmë Amerikën dhe se synimi i vetëm është medalja e artë”.
Ekipi amerikan është goditur nga shumë dëmtime dhe lojtarë të tillë si Duajt Hauard, Kris Bosh, Derrik Rouz, Duejn Uejd apo Entoni Dejvis u detyruan të kthehen në shtëpi. Pretendentë të tjerë për medalje janë Spanja, Argjentina, Franca, Rusia apo Brazili.