E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA dhe Rusia arrijnë pajtimin për marrëveshjen e re

Zyrtarët amerikanë dhe rusë kanë arritur pajtimin për parimet e marrëveshjes së re për çarmatosje bërthamore, e cila do të zëvendësojë marrëveshjen START, të nënshkruar në vitin 1991, ka cituar sot agjencia Interfax një burim rus.

“Është arritur pajtimi për marrëveshjen e re për armë strategjike. Kjo marrëveshje është arritur mes negociatorëve në Gjenevë dhe një kumtesë zyrtare do të publikohet së shpejti”, citoi Interfax një burim diplomatik.

Megjithatë, ky burim theksoi se ende duhet bërë punë teknike, për të kompletuar marrëveshjen pasuese të traktatit START dhe shtoi se kjo punë mund të zgjatë edhe disa javë.

Presidentët e SHBA-së dhe të Rusisë, Barack Obama dhe Dinitri Medvedev, u takuan dje në margjina të Konferencën për ndryshime klimatike në Kopenhagë, ka deklaruar një zyrtar amerikanë, në kuadër të përpjekjeve për të përshpejtuar arritjen e marrëveshjes së re, e cila do të zëvendësojë marrëveshjen START, e cila ka skaduar më 5 dhjetor.

Agjencia tjetër ruse e lajmeve, RIA, duke cituar gjithashtu një burim diplomatik, tha se marrëveshja mund të nënshkruhet brenda një muaji.

“Delegacionet do të qëndrojnë në Gjenevë deri në fund të javës, e më pas do të kthehen në kryeqytetet e tyre”, tha ky burim, duke shtuar se delegacioni amerikan ka ofruar që marrëveshja të nënshkruhet nga mesi i janarit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›