KFOR-i i gatshëm të reagojë në çdo situatë

Mitrovicë, 6 gusht - Gjendja e sigurisë që nga vendimi i GJND-së është e qetë, përkundër incidenteve që ndodhën dje dhe tubimeve spontane në të dy anët e Ibrit në ditën e shpalljes së vendimit, ka thënë këshilltari për media pranë "Batlle Group”, Eric Conraux.
Conrauxi i bëri këto deklarata në një konferencë me gazetarë që është mbajtur të premten në Mitrovicë.
Sipas tij, KFOR-i është duke vëzhguar situatën dhe i gatshëm të intervenojë nëse kjo kërkohet nga përgjegjësit e sigurisë, për krijimin e një ambienti të qetë. Ai potencoi se ekziston një bashkëpunim i mirë në mes tyre dhe EULEX-it rreth çështjeve të ndryshme, dhe siç tha ai, ushtarët e KFOR-it janë të gatshëm të mbështesin EULEX-in në çfarëdo situate, me qëllim parësor ruajtjen e paqes dhe sigurisë.
Pas vendimit të GJND-së, sipas majorit francez, situata është e qetë dhe nuk ka ndonjë pakënaqësi rreth vendimit, ndërsa incidentet dhe sulmet janë në hetim nga policia e EULEX-it dhe ajo e Kosovës, por ende nuk ka fakte për zbardhjen e këtyre rasteve.
“Incidentet nuk janë mënyrë e zgjidhjes së problemeve, sepse ka shumë rrugë dhe mënyra për zgjidhjen e tyre me rrugë demokratike", ka thënë Cornaux.
Forcat e “Battle Group” shumëkombësh veri, numërojnë 1500 trupa të ardhura nga shtatë kombe, dhe të cilat kontrollojnë komunat e rajonit të Mitrovicës (Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan, Skenderaj, Mitrovicë dhe Vushtrri), ndërkohë që trupat janë të vendosura në pikat kyçe dhe kampet në Maxhunaj dhe "Nothing Hills" afër Leposaviqit.
Majori Cornaux, njoftoi se në javën që vjen, do të ketë dy aktivitete me qytetarët, një ndeshje futbolli në Vushtrri dhe do presin 30 bonjakë nga Shoqata e personave të pagjetur në kampin në Maxhunaj.