Liga e Kampioneve dhe mrekullia e Abidalit

E mbani mend Erik Abidalin? Këtë djalosh që ngre lart Kupën e Kampionëve të vitit 2011 u mendua se nuk do ta shikonim më me fanelën e Barcelonsë dhe me asnjë fanelë tjetër futbolli në botë. Paskemi qenë ta gabuar, Kjo sepse, trajneri Tito Vilanova ka përfshirë mbrojtësin francez në listën prej 25 emrash që ka dorëzuar në UEFA, lojtarë të cilët mund të luajnë në Ligën e Kampioneve këtë sezon. Francezi ende po e merr veten nga operacioni për transplantin i mëlçisë dhe natyrshëm mendohej se do të ishte e pamundur që ai të kthehej në fushën e lojës.
Veçse, Abidal ka një histori të pabesueshme riaftësimesh, duke filluar nga ajo e operacionit të parë në mëlçi për heqjen e një tumori, pasi u kthye pas dy muajsh në skuadër, në kohë për të luajtur pikërisht në finalen e Ligës së Kampioneve të vitit 2011 dhe për të çuar trofeun bashkë me kapitenin Pujol.
Kjo është arsyeja pse Vilanova e ka përfshirë mbrojtësin në listën e skuadrës, me shpresën se ai do të jetë në gjendje të luajë në këtë turne dhe të japë kontributin për katalanasit që mbeten pretendentë për të fituar trofeun.
Mesfushori i talentuar 18 vjeçar Zherard Deulofeu është përfshirë në këtë listë gjithashtu, ashtu si blerja më e fundit Aleks Song, si dhe sulmuesi i ri Kristian Tejo, për të cilin mendohej se do të largohej nga klubi gjatë merkatos së verës.