E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, dy viktima nga tërmeti


Të paktën dy persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit me magnitudë 7.2 ballë e shkallës rihter që u regjistrua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e më saktësisht në Kaliforninë e poshtme. Kjo është lëkundja sizmike më e fortë e regjistruar në zonë që nga viti 1969 deri më sot. Sizma është ndjerë në San Diego dhe Los Angeles, por edhe përtej kufirit me Arizonën. Janë të shumtë edhe personat e evakuuar. Sizma që shkatërroi Haitin në muajin janar, ishte me magnitudë 7 ballë, por këtë herë bilanci ndryshon.
Instituti i Gjeofizikës saktësoi se lëvizja sizmikë është ndjerë në një thellësi prej 10 km me epiqendër të lokalizuar në rreth 20 km nga qyteti meksikan i Guadalupe Victoria. Pas goditjes së parë të fortë, janë ndjerë edhe dy të tjera. Faqja online e gazetës "Los Angeles Times" raporton se në San Diego, kullat e larta ose grataçelat janë parë të lëkunden. Disa dëshmitarë tregojnë se e kanë ndjerë lëkundjen deri në Feniks, rreth 100 km nga epiqendra. Tërmeti ka shkaktuar panik tek të gjithë banorët e Tihuanas, Los Anxhelosit dhe Palm Springsit, në Kaliforni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›