SHBA e KGB skenuan rënien e komunizmit në lindje
TIRANE-Eshtë dhjetor dhe ndoshta sot është dita më e ftohtë e dimrit që ka zbritur tashmë në Chikago. Megjithëse koha është me diell, temperatura e ulët diku në minus 25 e bën të vështirë ecjen në këmbë në rrugët plot akull dhe dëborë të parkut përpara Kolegjit të Kolumbias. Çikago, qyteti i erës dhe i historive legjendare të mafias italiane, në fakt është një prej qyteteve më të bukur të Amerikës. Parqet publike janë të mbushura me vepra arti si askund tjetër dhe një numër i madh kolegjesh private e kanë qendrën në këtë qytet. Kam udhëtuar gjatë për të ardhur këtu dhe takuar një person i cili sapo ka hedhur në qarkullim një libër mjaft të komentuar nga ekspertet e çështjeve sovjetike. Libri i Prof. Robert Buchar, një emigrant politik i larguar nga Çekosllovakia në 1980-ën, flet mbi prapaskenat e lëvizjeve anti-komuniste të viteve '89-'90 në Bllokun Lindor. Një libër që ka ngjallur jo vetëm kureshtje, por edhe debate të shumta. Kush e rrëzoi komunizmin?, - pyet Prof. Buchar në librin e tij. Forca e popujve të nënshtruar për vite me radhë nga brutaliteti sovjetik? Shërbimet Sekrete Perëndimore? Apo vetë KGB-ja sovjetike nëpërmjet një skenari gjenial të hartuar në heshtje për vite me radhë? Dyshimet për një rrëzim të mundshëm të ideologjisë komuniste nga vetë sovjetikët, mund ta kenë fillimin e tyre në një natë të ftohtë dimri, teksa nga një aeroport i vogël në pyjet e Finlandës largohej një oficer i lartë i Shërbimit Sekret Sovjetik KGB. Anatoli Golicin, arratisej për në SHBA së bashku me një sërë dokumentesh shumë të rëndësishme të marra nga arkivi sekret rus. Dokumentet që për herë të parë binin në dorën e Drejtorisë së Kundër-Zbulimit amerikan, do të surprizonin ata shumë pak persona që i analizuan gjatë një procesi të gjatë konsultimi me personin që i sillte me vete. Për herë të parë amerikanët mësuan mbi ekzistencën e Drejtorisë së Disinformacionit e sapo krijuar nga KGB, e cila kishte si mision, përgatitjen e një plani afatgjatë jo vetëm për manipulimin e ngjarjeve në Bllokun Sovjetik, por edhe për të ardhmen e saj. Informacioni i sjellë nga Golicin ishte aq futurist, sa që shumë pak persona u besuan këtyre dokumenteve, duke bërë që dezertori sovjetik dalëngadalë të shndërrohej në një çështje pa shumë interes për Zbulimin Amerikan. Në 1982, Golycin, tashmë qytetar amerikan, dorëzoi një analizë super sekrete pranë CIA-s, ku parashikonte se në katër vitet e ardhshme Bashkimi Sovjetik do të udhëhiqej nga një lider liberal, i cili do të sillte reforma shumë të mëdha. Sistemi Sovjetik do të liberalizohet dhe ky liberalizim do të ishte "spektakolar dhe impresiv". Roli i Partisë Komuniste dhe monopoli i saj do të shuhej dalëngadalë, KGB do të reformohej, disidentët e brendshëm dhe të jashtëm do të lejoheshin të merrnin pjesë në qeveritë e krijuara. Klube Politike do të lejoheshin të formoheshin, si dhe emrat e njohur të disidencës do të kishin mundësi të formonin parti politike alternative. Censura do të hiqej, lejimi i librave, filmave apo artit të ndaluar do të lejohej për publikun. Të gjitha këto, nën lidershipin e njerëzve të përzgjedhur nga një program i studiuar dhe i përgatitur prej kohësh nga njëra prej Drejtorive më Sekrete të KGB-së, Direktorati D., apo Zyra e Disinformacionit. Nga 148 çështje të parashtruara në analizën e Golicin, 139 u vërtetuan si të sakta deri në fillimin e 1990, megjithëse për një kohë të gjatë askush nga analistët seriozë të CIA-s nuk e kishte menduar se këto ngjarje do të precipitonin tamam si në një skenar filmi të shkruar nga një mjeshtër i madh i regjisurave.
Prof. Buchar. Ju falënderoj që pranuat të bënit këtë bisedë me ne sot për pikëpamjet tuaja në lidhje me një pjesë shume të rëndësishme të historisë sonë të përbashkët. Megjithatë, para se ne të vazhdojmë mbi këtë teme, a mundeni të na thoni diçka për veten. Si keni mundur të arratiseni nga Çekosllovakia dhe të mbërrinit këtu në këtë Universitet të njohur në Çikago?
Faleminderit. Në fakt është një histori paksa e gjatë. Unë munda të arratisem nga Çekosllovakia në 1980 së bashku me gruan time, në Austri. Pasi qëndrova për 8 muaj si refugjat në një kamp, m'u dha statusi i refugjatit politik për në Amerikë. Erdha në Amerikë në shkurt të 1981-it dhe qëndrova në Salt Lake Siti për 8 vjet, ku punova në Televizionin CBS. Ndërkohë m'u ofrua ky pozicion që kam sot në Kolegjin e Kinematografisë dhe Arteve në Kolumbia, në Çikago, ku jap mësim në kinematografi. Jam këtu që prej 1990-ës.
Si emigrant politik që ishit, çfarë ju bëri juve të interesoheshit mbi çështjen e rënies së komunizmit? Ju u arratisët nga ajo botë, e latë pas atë sistem, filluat një jetë të re në Amerikë. Çfarë ju shtyu të shkonit mbrapsht dhe të ndiqnit gjurmët tuaja në atë vend?:
Një pyetje shumë interesante. Në fakt unë mendova se nuk do të kthehesha më kurrë në vendin tim. Edhe gjatë '89 nuk është se u fokusova shumë në ato që po ndodhnin atje. Nuk u interesova shumë pasi më duhet të them se 10 vite më parë, kur unë po përgatitesha të arratisesha, nga kontaktet e mia mësova se një ndryshim në sistem po përgatitej dhe rezultatet do të ishin jo ato që unë mendoja. Kështu që kur më pyetën në atë kohë se në cilën anë do të doja të isha, unë thashë, jo nuk dua të përfshihem, por dua të iki prej këtej se nuk shikoj ndonjë të ardhme. Kështu që ika, por më duhet të them që nuk e prisja që ky ndryshim do të vinte kaq shpejt. Kështu që kur lëvizja filloi, nuk është se tregova ndonjë interes të madh për të. Në 1999-ën, kur kisha një vit leje nga Universiteti, vendosa të bëj diçka. Mendova se një projekt mbi kinematografinë çeke do të ishte mjaft interesant. Kinemaja çeke kishte vdekur dhe doja të zbuloja se çfarë kishte ndodhur me ata njerëz që kisha lënë pas. Ku ishin tani dhe çfarë bënin? Vendosa dhe u ktheva në Pragë ku bëra një dokumentar. Dokumentari quhet "Velvet Hangover", ku trajtoja historinë e kinematografisë çeke. Ndërkohë, tek xhiroja për këtë dokumentar, zbulova se shumë gjëra që dëgjoja në Pragë nuk përputheshin me ato që kisha dëgjuar mbi lëvizjen e '89-ës. Kishte shumë gjëra të çuditshme. Kështu që vendosa të zbuloja më shumë. Ideja për të parë se çfarë fshihej pas historisë zyrtare më intrigonte. E dija se një punë e tillë ishte shumë e vështirë por edhe e rrezikshme. Po debatoja me veten time në se do të doja t'i hyja një pune kaq të vështirë, ku do të shpenzoja gati 5 vjet të jetës sime. Kështu që diku në 2003-in apo fillimin e 2004-ës, shkova në Pragë dhe u ula të bisedoja me Peter Cibulken, një disident i njohur dhe i burgosur politik. E pyeta se çfarë mendonte për idenë time, në se përpiqesha të hulumtoja dhe t'i tregoja prapaskenat e ngjarjeve të '89-ës? Më tha: Po, duhet ta besh, dhe nëse ti nuk e bën, askush këtu tek ne nuk do t'i tregojë këto ngjarje. Këto fjalë të tij më mbetën në mendje teksa fluturoja për në Çikago, ku isha në dilemë së çfarë të bëja, por inkurajimi i tij më bëri që ta vendosja përpara se avioni të ulej. Kështu që prej asaj dite kam shpenzuar shumë kohë në kërkimet e mija për këtë temë. Botova librin të cilin tashmë ju e keni, si dhe dokumentarin që do të dalë së shpejti.
Ju pyeta më parë për fjalët e famshme të Vaclav Havelit: "Komunistët janë zhdukur, ata na e dhanë pushtetin neve". Sa të vërteta janë këto fjalë, duke i parë pas 20 viteve?
Jo, sigurisht që jo. Shikoni, përshtypja e përgjithshme është që atë kohë pati një kryengritje dhe forca e popullit e mposhti atë regjim duke rrezuar komunistët dhe duke ndryshuar historinë. Për mua e gjitha kjo nuk është e vërtetë. Nga dokumentet që po dalin për këtë çështje, por që askush nuk dëshiron më t'i lexojë, tregohet një histori krejt ndryshe. Forca e popullit nuk kishte të bënte fare me këtë çështje. E gjithë lëvizja anti- komuniste apo rënia e komunizmit ishte një skenar i përgatitur dhe i orkestruar nga Moska. Duhet ta kuptoni që nëse ai regjim do të mbijetonte, duhej patjetër të ndryshonte fasadën.
Ne të gjithë e dimë se e ashtuquajtura Pranvera e Pragës, një periudhë e liberalizimit politik në Çekosllovaki, filloi me reformat Alexander Dubcek. Për shkak të frymës që sollën këto reforma, Ushtria e Kuqe pushtoi Çekosllovakinë. Megjithatë, pothuajse 20 vjet më vonë, Ushtria e Kuqe nuk lëvizi. Një pas një, regjimet komuniste ranë dhe Bashkimi Sovjetik, i cili për dekada me radhë kishte ndërmarrë veprime të pamëshirshme ushtarake për të ndaluar çdo kërcënim për sundimin komunist, u tregua pasiv. Çfarë kishte ndryshuar?
Shikoni, lëvizja e Pragës është një tjetër histori shumë interesante, pasi pati një lëvizje të vërtetë, por e cila më vonë u manipulua dhe u shfrytëzua për ngjarjet e '89. Shumë nga liderët e kësaj lëvizjeje u rekrutuan më vonë nga Shërbimi Sekret Çek, histori kjo e përsëritur, pasi burgjet në Çekosllovaki janë përdorur gjithmonë për rekrutime të disidentëve.
Të gjitha regjimet komuniste në Lindje, të cilat kishin mbrojtur veten në mënyrën më të pamëshirshme për 40 vite me radhë, papritur tani u rrëzuan në sinkronizëm të përsosur në pothuajse shtatë muaj. Çdonjëra nga këto regjime u tërhoq pa probleme dhe (përveç luftës së shkurtër në Rumani), transferoi paqësisht pushtetin. Çfarë ndodhi ?
Sipas dokumenteve të zbuluara nga Vladimir Bukovski në arkivën e KGB-së në Moskë dhe mikut të tij Pavel Stroilovit, i cili punonte në librarinë Gorbaçov, ka pasur një plan të qartë të përgatitur nga KGB dhe Andropovi që në vitet '70-të. KGB-ja, - njëri prej grupimeve më të mirinformuara të Bashkimit Sovjetik, e kishte kuptuar se ky regjim nuk mund të mbijetonte më ekonomikisht në këtë mënyrë. Prandaj ideologjia duhej të largohej. Në këtë mënyrë KGB filloi për të përgatitur një plan, një plan të veprimeve dhe ndryshimeve. Sipas dokumenteve të sipërpërmendura, Andropovi krijoi në mesin e viteve '70-të, një Institut, "Think Tank" në Austri, ku ekonomistë dhe politikanë jepnin mendime mbi reforma ekonomike në një ekonomi të centralizuar.
Ka një perceptimim, se Bashkimi Sovjetik dhe blloku komunist ranë në kolaps për shkak të gabimeve të mëdha ekonomike. Kjo është arsyeja pse në vitet '70 dhe '80 disa historianë besonin se nëse sistemi komunist nuk do të kryente reforma, do të binte në kolaps. Ju si mendoni?
Sigurisht që kjo ishte edhe arsyeja për ndryshime, sidomos kur plani i Presidentit Regan u vu në veprim. Unë mendoj që ishte plani ushtarak i Reganit qp ndihmoi np falimentimin ekonomik të Bashkimit Sovjetik.
Pra, ju e besoni atë që historianët amerikanë në përgjithësi kanë shkruar dhe kanë argumentuar, se në fakt ishte programi mbresëlënës ushtarak i presidentit Regan, arsyeja që shkaktoi rënien e Bashkimit Sovjetik. Fakti që rusët shpenzonin gati 50% të GDP-së për ushtrinë, është një fakt. Si mendoni ju?
Po, është e vërtetë, por nuk është ndonjë diçka e re për historinë ruse. Ka ndodhur disa herë që ekonomia ruse ka qenë në prag të kolapsit dhe ata kanë ndërmarrë disa reforma si Perestrojka. Kjo është ndoshta e treta apo e katërta që nga Revolucioni Rus dhe në një farë mënyre Perëndimi gjithmonë e ka pranuar si një lloj reforme të vërtetë dhe e ka ndihmuar ekonominë ruse të rigjenerohet.
Në librin tuaj ju keni shkruar se pothuajse të gjithë Sekretarët e Parë të Partisë Komuniste në Çekosllovaki janë përzgjedhur nga KGB-ja. Për më tepër që ju thoni se edhe kandidatura e Vaclav Havelit si lider i lëvizjes, u miratua nga Moska. Po kështu shkruani se Vaclav Klausi, presidenti aktual i Çek. ka qenë një bashkëpunëtor i KGB-së. Si është e mundur? Ku i bazoni ju këto përfundime?
Shikoni, nga burime të cilat nuk do të doja t'i përmendja, dihet mjaft mirë dhe në fakt nuk ka më asnjë pikëpyetje për këtë gjë, se Charter 77 ishte e influencuar nga KGB-ja sovjetike por në një pjesë edhe nga CIA. CIA e financoi këtë lëvizje nëpërmjet SOROS-it, një detaj ky mjaft i çuditshëm do të thoja, por ishte KGB që e organizoi këtë Lëvizje. Ka dokumenti që nuk lenë asnjë dyshim se liderët e organizatës Charter 77, kanë marrë një sasi shumë të madhe financimesh. Nga i morën? Jo anëtarët e thjeshtë, por disa prej liderëve u financuan mjaft. Përpara se të filloja dokumentarin dhe kërkimet e mia për librin, pata disa takime me njërin prej shefave të kundërzbulimit të CIA-s së asaj kohe. Unë e pyeta atë.
Mos po flisni për Zotin Bagley?
JO, JO, është dikush tjetër në fakt, gjatë kohës që Robert Gate ishte shefi i CIA-s dhe Bagley ka qenë pak më përpara në pozicioni qe ju flisni. Pra unë e pyeta këtë person,- Si ka mundësi që ju e dinit që kjo lëvizje influencohej nga KGB dhe përsëri e financuat nëpërmjet Sorosit? Ai buzëqeshi dhe më tha -Pse, po të ishit ju në vendin tim, nuk do ta shfrytëzonit këtë mundësi? Duhet ta kuptoni që asgjë në këtë botë nuk është bardhë e zi. Kjo ishte një loje nga të dyja palët. Duhen kuptuar momentet, në atë kohe rusët kërkonin në mënyrë të dëshpëruar ndryshimin e sistemit dhe përse amerikanët duhet të thoshin JO? Të gjithë kërkonin largimin e komunizmit, kështu që secili punoi për interesin e vet. Por kishte një problem, presidenti Bush hezitoi të ndërhynte në ato momente, pasi kishte frikë reagimin rus, të cilët nuk donin që amerikanët të përfshiheshin shumë në këto ndryshime, kështu që në një farë mënyre ata që ishin mbrapa Gorbaçovit bënë çfarë të donin.
Pra ju thoni që amerikanët deklaruan fitoren mbi komunizmin. Mori fund, dosja u mbyll për këtë histori?
Po, në një farë mënyre po. Po çfarë mund të bëjnë politikanët amerikanë? Amerika fitoi, kush mund ta verë këtë gjë në dyshim?
Ju shkruani se figurë e rëndësishme për ne që të kuptojmë Planin e Mashtrimit të Perestrojkes të krijuar nga KGB-ja, është Juri Andropov, shefi legjendar i KGB-së. A mund të na thoni më shumë rreth Andropovit dhe planit të tij? Në Shqipëri, Andropovi nuk është shumë i njohur edhe pse disa nga udhëheqësit më të vjetër komunistë e kanë takuar atë personalisht gjatë viteve '60. Mundet të na tregoni më shumë rreth fenomenit Andropov si dhe planit të tij?
Shikoni, askush nuk di gjë mbi Andropovin. Ai ishte një figurë- hije, i cili i rrinte larg publikut dhe publicitetit. Shumë privat.
Ai ka qenë personi që u mor me revolucionin hungarez apo jo?
E saktë, dhe duhet të ketë qenë momenti që e lançoi në një karrierë të shkëlqyer. U mor me shtypjen e kryengritjes në Hungari dhe që prej atij momenti u ngjit në hierarki. Kur Perestrojka u shfaq në Bashkimin Sovjetik, media perëndimore filloi të interesohej për këtë figurë. Kush është ky njeri, pyesnin gazetarët të cilët nuk kishin asnjë ide mbi të. Dhe kështu ai krijoi një propagande për vete. Janë disa qindra artikuj të shkruar mbi të në median perëndimore, p.sh se si ai luante shah, si kërcente me muzikë perëndimore, çfarë pëlqente të pinte etj. por që të gjitha janë gënjeshtra se askush nuk di asgjë mbi të. Jan Pacepa në fakt shkon më shumë në teorinë e tij kur shkruan se KGB testoi këto lloj teknikash me Perëndimin nëpërmjet Çausheskut. Caushesku ishte një eksperiment i KGB-së se si një lider komunist mund të jetë miqësor dhe i njohur me publikun perëndimor. Siç mund ta dini, Caushesku ishte i famshëm në Perëndim. Presidenti Karter e donte shumë. Në një farë mënyre të njëjtën gjë bënë me Andropovin, por për të askush nuk dinte asgjë me të vërtetë.
Pra sipas burimeve tuaja, ju thoni se Perestrojkes ka qenë një Program i ideuar nga Andropovi?
Po, sipas dokumenteve të Vladimir Bukovskit po. Sipas Bukovskit, Andropovi ka qenë babai i mashtrimit të quajtur Perestrojka.
Unë do të doja të debatoja me ju duke ju pyetur: - A mendoni se kjo mund të jetë një teori e të djathtës në Amerikë, e cila mund të pretendojë se komunizmi nuk ka rënë në ish-Bashkimin Sovjetik? A nuk mendoni se jeni ju dhe njerëzit që besojnë në këtë mundësi duke krijuar një teori konspirative paralele?
Jo, nuk mendoj kështu. Duhet ta dini se kjo ide nuk pëlqehet as nga e djathta dhe as nga e majta këtu në Amerikë. Forcat që e mbështesin këtë ide në fakt janë oficerë të CIA-s tashmë në pension apo në prag të tij, ish-të arratisur nga sistemi sovjetik si dhe një pjesë historianësh të çështjeve ruse. Sigurisht këto forca janë në minorancë. Asnjë politikan amerikan apo oficer i inteligjencës që është akoma aktiv, nuk mundet që të shprehet mbi këtë çështje.
Marrë nga Eksluzive/Top Channel/publikuar ne GazetaShqiptare