Itali, zarf me plumba ministres dhe kryebashkiakut të Romës
ROME - Në zyrën e ministres italiane të Drejtësisë Paola Severino dhe atë të kreut të Bashkisë së Romës, Gianni Alemanno, kanë mbërritur dy zarfe të mbushur me plumba.
Mediat italiane bëjnë të ditur se përveç plumbave të kalibrit 40, zarfet përmbajnë edhe letra me kërcënime. Mesohet se zarfet u kapën dhe u asgjësuan nga policia.
Grupi anarkist italian “FAI” mori përgjegjësinë për këto akte, ndërkohë që vetëm pak ditë më parë i kishte dërguar një pako bombe drejtorit të Deutche Bank dhe drejtorit të agjencisë për mbledhjen e taksave në Romë, duke e plagosur këtë të fundit.
Kjo organizatë, gjatë periudhës festive të fundvitit dërgoi një sërë pakosh bombë në ambasada të ndryshme të botës. Autoritetet italiane nisën menjëherë hetimet.
(er.nu/BalkanWeb)