E Diel, 1 Nëntor 2026

KLSH, Berisha: Paqe me Topin, do ta votojmë Leskajn

Tiranë – Propozimi i presidentit Bamir Topi për emërimin e Bujar Leskajt në krye të KLSH-së do të aprovohet nga deputete demokratë, edhe pse kandidatura e Leskaj nuk është shumë e mirëpritur në selinë blu. Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, pas fjalimit live të kryeministrit, është marrë në shqyrtim dekreti i presidentit Bamir Topi, për emërimin e kreut të ri të KLSH. Edhe pse nuk e shikojmë si kandidaturë tonën, ne do ta votojmë atë, pasi nuk duam të krijojmë bllokimin e institucioneve dhe të krijojmë përplasje të reja me presidencën mësohet të jetë shprehur Berisha.

Në këtë mënyrë, kryeministri i ka dhënë fund luftës së ftohtë me presidentin për emërimin e kreut të KLSH, pasi ishte rrëzuar në mënyrë demonstrative kandidatura e Sali Shehut dhe ishte paralajmëruar se nuk do të mbështetej asjë kandidaturë që do të dekretohej nga presidenti pa u konsultuar me parlamentin.

Por, ndërsa ka marrë aporvimin e demokratëve, të cilët do ta votojnë Leskajn në seancën plenare të kësaj jave, kreu i ri I KLSH nuk do të marrë votat e opozitës, e cila e ka deklaruar qëndrimin e saj zyrtar për të mos e aprovuar.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Rama: Do votojmë kundër dekretit të presidentit për KLSH – në
  2. Kreu i KLSH, dueli i fortë Topi – Berisha
  3. KLSH, Partia Demokratike “rrëzon” propozimin e Topit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›