Traktati i BE, 57% e britanikëve mbështesin veton
LONDER- Shumica e britanikëve, 57%, mbështet vendimin e kryeministrit konservator David Cameron për vendosjen e vetos ndaj një traktati të ri evropian, mësohet nga një sondazh i publikuar sot nga e përditshmja britanike "The Times".
Sipas 57 për qind të personave të pyetur, Cameroni kishte të drejtë të zbatonte të drejtën e vetos, ndërkohë që 14 për qind mendojnë të kundërtën.
Pothuaj gjysma e zgjedhësve, të cilët votuan pro Partisë proevropiane Liberaldemokrate, gjatë zgjedhjeve të zhvilluara në maj 2010, mbështesin gjithashtu vendimin e kryeministrit konservator.
Megjithatë, vetoja krijoi një hendek të thellë mes qeverisë së koalicionit të konservatorëve dhe liberaldemokratëve.
(er.nu/ata/BalkanWeb)