SHBA eviton falimentimin. Obama firmos ligjin
Shtetet e Bashkuara rritën tavanin e borxhit publik duke evituar falimentimin. Presidenti Barak Obama nënëshkroi marrëveshjen e miratuar fillimisht nga Dhoma e Përfaqsuesve dhe më pas nga Senati amerikan. Për kreun e Shtëpisë së Bardhë bëhej fjalë për një hap të detyruar.
“Kemi parë gjatë ditëve të fundit se Washingtoni ka kapacitetin për tu përqendruar, kur bëhet fjalë për një afat që paralajmëron një katastrofë. Nuk duhet të rrezikonim falimentimin, rreziku i një katastrofe ekonomike për të bërë që personat në këtë qytet të bashkoheshin e të kryenin punën e tyre”, deklaroi Obama.Por pavarësisht nga marrveshja me republikanët, Obama nuk mund të jetë i kënaqur, pasi ka zhgënjyter shumë anëtarë të partisë së tij pas paktit me kundërshtrarin. E janë disa, analistët që thonë se ky ligj mund ti kushtojë presidentit të parë me ngjyrë, mandatin e dytë.
Kompromisi që në senat mori 74 vota në favor dhe 26 kundër, parashikon reduktimin e deficitit me 2 mijë miliardë dollarë. Analistët kanë thënë se shkurtimet ndoshta do të vijnë nga programe si përfitime federale të daljes në pension, subvencionet bujqësore, por dhe programet Medicare dhe Medicaid.
Megjithëse Shtetet e Bashkuara evituan falimenin aksionet në tregjet ndërkombëtare janë sërish në rënie. Në Wall Street, rënia e aksioneve shkoi deri në 2%, mes raportimeve për rënie të konsumit në muajin qershor. Indeksi Nikkei i Japonisë u cel të mërkurën duke reflektuar të njëjtën rënie e po kështu u zgjuan dhe bursat europiane .
Delina Bitraku