E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, gjendet i vdekur nga mbidoza 33-vjeçari te liqeni

 

TIRANE - Një person rreth 33 vjeç është gjetur pa jetë mbrëmjen e djeshme tel Liqeni Artificial në Tiranë, pranë kompleksit të pishinave. Burime nga policia thanë se janë lajmëruar nga një kalimtar, i cili e ka parë të shtrirë jashtë rrethimit të pishinave dhe dyshimet e tij kanë nisur kur ka parë një femër që ishte pranë tij dhe ishte larguar me shpejtësi. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë efektivat e policisë së Komisariatit nr.2, të cilët kanë identifikuar viktimën dhe mësohet se është Rigor Gorea, 33-vjeç. Dyshimet e para të policisë lidhen me një overdozë heroine, pasi në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një shiringë. Policia ka dërguar kufomën në Morgun e Tiranës, ku do të kryhet edhe ekspertiza mjeko-ligjore, ndërsa është vënë në ndjekje të vajzës me të cilën ndodhej viktima para se të ndërronte jetë. Burimet sqaruan se po punohet për identifikimin dhe kapjen e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›