SHBA financon kompleksin ushtarak
Ambasadori John Withers, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali i Brigadës, Maksim Malaj, dhe shefi i Zyrës së Bashkëpunimit për Mbrojtjen (ODC) nënkolonel Martin Perryman morën pjesë dje në ceremoninë e përfundimit të punimeve për ndërtimin e kompleksit të Operacioneve Ushtarake në një Terren Urban (MOUT). Ky projekt i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, financuar nga Global Peacekeeping Operation Initiative, në zonën ushtarake të Zall-Herit. Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (EUCOM) mundësoi pothuajse 1,5 milionë dollarë për ndërtimin e kompleksit MOUT. Kompleksi përbëhet nga ndërtesa një, dy dhe trekatëshe, të gjitha të ndërtuara në fshatin e simuluar, që do t‘u japë mundësinë forcave shqiptare për të perfeksionuar aftësitë e tyre luftuese në një mjedis urban. Territori do të ndihmojë Shqipërinë për të përfunduar integrimin e saj në NATO, duke përmirësuar përshtatshmërinë dhe aftësinë për të funksionuar si anëtare e një force shumëkombëshe. Nëpërmjet përdorimit të territorit të MOUT, Forcat e Armatosura Shqiptare do të kenë mundësi të trajnohen mbi operacionet paqeruajtëse në një skenë luftimi urbane. Ky projekt përfaqëson një tjetër shembull të shkëlqyer të bashkëpunimit që ekziston midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Shqipërisë.