SHBA, gjykata nuk liron spiunët rusë
Tre të dyshuarve rusë të arrestuar në SHBA nën akuzën e spiunazhit u është mohuar e drejta për të qenë të lirë.
Të dyshuarit janë kthyer në burg nga gjykata e Virxhinias, edhe pse dy prej tyre pranuan se ishin shtetas rusë dhe që jetonin në SHBA me emra të rremë.
Më parë e drejta për të paguar për lirinë iu mohua edhe gjashtë të dyshuarve të tjerë në Nju Jork, ndërkohë që një tjetër nga të dyshuarit vazhdon të jetojë në arrati në Qipro.
Prokurorët e çështjes kanë deklaruar se fëmijët e të dyshuarve Mikhail Kutzik dhe Natalia Pereverzeva do të dërgohen në Rusi për të jetuar me të afërmit e tyre.
Personat në fjalë jetonin në Shtetet e Bashkuara si çift me emrat e rremë Michael Zottoli dhe Patricia Mills.