E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohet epërsia e rivalëve të Ahmedinejadit

Rivalët konservatorë të presidentit të Iranit, Mahmoud Ahmedinejad, duket se kanë rritur epërsinë në zgjedhjet parlamentare të Iranit.

Kur janë numëruar 90 për qind të votave, besnikët e liderit suprem, Ajatollah Ali Homnei, pritet që të marrin më shumë se tri të katërtat e 290 ulëseve në parlament.

Zgjedhjet e së premtes janë bojkotuar në masë të madhe nga reformatorët, liderët e të cilëve, Mirhosein Musavi dhe Mehdi Karubi, gjenden nën arrest shtëpiak prej më shumë se një viti.

Rezultati i zgjedhjeve do të ketë ndikim të madh në politikën e jashtme të Iranit, përfshirë edhe kontestin bërthamor me Perëndimin. Rezultatet përfundimtare priten të hënën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›