E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terry mungon me javë, jo muaj

Kapiteni i Chelseat, John Terry nuk ka pësuar “dëmtim të rëndë të ligamenteve” në gjurin e tij të djathtë nga lëndimi në barazimin 1-1 me Liverpoolin të dielën.

31 vjeçari pritet të qëndroj jashtë fushës “me javë e jo muaj”, ka njoftuar klubi nga Stamford Bridge. Terry realizoi pas rikthimit të tij nga suspendimi por u bart jashtë fushës pas një përplasje aksidentale me sulmuesin kundërshtar Luis Suarez.

Goli i Terryt u shënua në minutën e 20-të por ai u nxor nga loja në të 39-ën pas kontaktit me Suarezin, i cili më pas e barazoi rezultatin për Liverpoolin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›