E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA-ja, stërvitje ushtarake në detin e Kinës Jugore

Stërvitjet e përvitshme të quajtura Balikatan, pritet të fillojnë me 27 prill.

Këtë vit ato do të zhvillohen në Palawan, afër pjesëve të detit të Kinës Jugore, të cilën e pretendojnë si Pekini ashtu edhe Manila.

Ndërkohë, anijet filipinase dhe kineze mbeten në cekëtirën Scarborough, një javë pasi filloi bllokimi.

Filipinet thanë se se luftanija e saj ka gjetur tetë peshkarexha kineze në cekëtirën të cilën e pretendojnë të dyja palët – teksa po patrullonte në zonë me 8 prill.

Kur filipinasit u rreken të arrestonin peshkatarët ilegalë, në vendngjarje mbërritën dy anije mbikëqyrëse kineze të cilat nuk lejuan marinën të kryente arrestimet./Start/F. P/

                                                                                             2012-04-16 13:01
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›