Greqi, vazhdojnë protestat në Athinë
Greqia ka disa ditë që po përjeton një gjendje amullie për shkak të protestave të mëdha që kanë ndërmarrë sindikatat më të mëdhaja ekonomike të vendit. Kjo valë protestash është ndërmarrë për të kundërshtuar masat e reja ekonomike që do të ndërmarrë qeveria e Papandreut për të mbrojtur shtetin nga falimentimi.
Policia është kujdesur që të përballojë dhunën e cila po ushtrohet në shumë rrugë të Athinës nga mijëra protestuesë, të cilët kohët e fundit kanë filluar që të mblidhen edhe pa marrë lejen e autoriteteve vendore. Dhunës së protestuesve greke policia helene u është kundërpërgjigjur duke iu lëshuar turmave të manifestuesve gazlotsjellës.
Ndryshimet që dëshiron të aplikojë qeveria greke konsiston në uljen e rrogave për punonjësit në sektorin dhe administratën publike dhe gjithashtu në uljen e pensioneve.
Protestat kanë vijuar pavarsisht shumë sinjaleve pozitive që ka marrë shteti grek nga shtetet më të fuqishme të BE-së të cilat janë zotuar se do ta ndihmojnë shtetin grek për të kaluar këtë gjendje të rëndë në të cilën ndodhet ekonomia greke.