E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA/Qëllohen me armë zjarri dy oficerë të Pentagonit

Dy oficerë roje të Pentagonit në SHBA u qëlluan me armë zjarri mbasditen e ditës së premte gjatë orarit të shërbimit. Lajmi njoftohet nga televizioni amerikan CNN. Një dëshmitar okular deklaroi për CNN se një person me gjakftohtësinë më të madhe iu afrua oficerëve në vendrojen e tyre. Pikërisht në momentin kur këta të fundit e ndaluan dhe i kërkuan lejen e hyrjes për në Pentagon agresori ka nxjerrë armën e zjarrit duke qëlluar nga një distancë e afërt të dy oficerët.
Ndërkohë policia ka identifikuar edhe autorin e ngjarjes i cili është John Patrick Bedell 36 vjeç.
Ndërkohë, mediat amerikane raportojnë se personi në fjalë ka ndërruar jetë në spital, ku ndodhej në gjendje të rëndë pasi ishte qëlluar nga një roje sigurie.
Burimi shton më tej se një person tjetër po merret në pyetje nga policia, por vetëm në cilësinë e dëshmitarit dhe jo të të dyshuarit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›