E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA-ja nxit Nikoliqin për konstruktivitet me Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë përshëndetur deklaratat e presidentit të ri serb, Tomisllav Nikoliq, se ai do të angazhohet për ardhmërinë evropiane të Serbisë. SHBA-ja, gjithashtu e ka nxitur Nikoliqin në bashkëpunim konstruktiv me Kosovën.

Përfaqësuesja për shtyp e Departamentit të Shtetit, Victorija Nuland, ka thënë se SHBA-ja e ka nxitur Nikoliqin që të bashkëpunojë me qeverinë e ardhshme në rrugën për integrimet evropiane, raporton RTK.

“Përshëndesim faktin se presidenti i zgjedhur Nikoliq e ka deklaruar angazhimin e tij për ardhmërinë evropiane të Serbisë dhe e kemi nxitur që të bashkëpunojë në mënyrë konstruktive me kryeministrin dhe qeverinë e ardhshme, e veçmas në mbajtjen e stabilitetit rajonal dhe në punën konstruktive me Kosovën”, ka deklaruar Nuland.

Duke komentuar mundësinë e formimit të qeverisë së re nga partia e Nikoliqit, Nuland, ka thënë se SHBA-ja nuk merret më këtë çështje, pasi që kjo është një çështje e brendshme për Serbinë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›