Gjithqysh dialog
Me gjithë paqartësitë e krijuara rreth dialogut teknik mes Kosovës dhe Serbisë, zyrtarët në Bruksel për një gjë janë të sigurt: se dialogu do të vazhdojë.
Për BE’në, as mocioni i fundit i Kuvendit të Kosovës që kushtëzon dialogun me zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, por as ardhja në pushtet e ultranacionalistit serb, Tomislav Nikolic nuk duket se paraqesin pengesa për vazhdimin e dialogut, të nisur një vit më parë.
Edhe pse marrëveshjet e arritura deri tani po implementohen me vështirësi nga Serbia, BE’ja synon të mos humbë ritmin e dialogut, mbi të cilin tashmë janë ngritur shumë pikëpyetje.
Maja Kocijancic, Zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE’së, Catherine Ashton, ka deklaruar të martën për Express se Bashkimi Europian është duke pritur inaugurimin e Presidentit të ri të Serbisë dhe formimin e Qeverisë atje.
Më pas, sipas Zëdhënëses Ashton, do të ketë konsultime me të dy palët rreth vazhdimit të dialogut.
“Atëherë do të kemi konsultime me të dy palët për të parë se si mund të vazhdojmë. Por ajo që është e sigurt, është se dialogu do të vazhdojë”, ka thënë Kocijancic.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...