E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-ja zbut kontrollet në aeroporte

10 vjet pas sulmeve ndaj Word Trade Center, SHBA-ja me shumë kujdes ka filluar të zbut kontrollet në aeroporte. Këto lehtësime fillimisht vlejnë në katër aeroporte, ndër to edhe në Chicago dhe Denver.

Atentatorët e 11 shtatorit 2001 rrëmbyen aeroplanët e udhëtarëve dhe i përdorën ato si armë. Për të parandaluar përsëritjen e atentateve të tilla në të ardhmen, pak pas sulmeve, SHBA-ja vendosi kontrolle të forta sigurie. Që nga ajo kohë, kushdo që udhëton me aeroplan jashtë ose brenda vendit në SHBA, duhej të llogarisë me kohë të gjata pritjeje në pikat e kontrollit. Këtej e tutje kjo pritet të ndryshojë.

Por tani, SHBA-ja është duke i zbutur kontrollet e rrepta. Kush është mbi 75 vjeç, duke nisur nga dita e hënë lejohet të kalojë në pikat e kontrollit të sigurisë pa i hequr këpucët dhe xhaketën. Këto lehtësime fillimisht vlejnë në katër aeroporte.

Fëmijët nën dymbëdhjetë vjeç qysh prej vitit të kaluar s'kanë më nevojë të heqin këpucët gjatë kontrollit.

Por këto lehtësime vlejnë deri tani vetëm për amerikanët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›