E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, jo më varësi ndaj naftës së huaj

Presidenti i ri i Shteteve të
Bashkuara, Barak Obama,
ka bërë thirrje për një pavarësi
të vendit të tij në aspektin
energjetik, duke e mbështetur
këtë objektiv në argumentin
se varësia ndaj naftës jashtë vendit
dhe ngrohja globale përbëjnë
rreziqe të konsiderueshme për
vendin. Duke nënvizuar këtë prioritet
energjetik të administratës
së tij, ai vazhdoi se vendi "nuk
mund të mbahet peng nga burimet
e huaja, regjimet armiqësore
apo teknikat që ndikojnë
negativisht për ambientin".
Obama bëri thirrje për një "ekonomie
energjetike" që do të hapë
edhe shumë vende të reja pune.
Një tjetër masë ishte edhe urdhëresa
që çdo shtet të vendoste
vetë në lidhje me sasinë e
emetimit të gazeve të dëmshme.
Të gjitha këto masa
dhe objektiva janë një
tjetër shkëputje dhe
sfidë ndaj politikës së
administratës së mëparshme
amerikane, e
cila kishte për bazë një
standard të njëjtë të
emetimit të gazeve për
të gjithë vendin. Në konferencën
e tij të parë për
shtyp që nga marrja e Presidencës,
Obama deklaroi se
varësia e Amerikës ndaj karburanteve
të huaja ishte një prioritet,
edhe pse gjërat nuk do të
ndodhnin sa hap e mbyll sytë.
"Jemi zotuar për një rrugë të qëndrueshme,
të fokusuar, pragmatiste
për Amerikën në përpjekjen
e saj për t‘u shkëputur nga varësia
e lëndëve djegëse jashtë vendit
dhe krijimi i mënyrave të reja
të përftimit të energjisë që njëherazi
do të krijojnë edhe hapjen e
miliona vendeve të reja të punës.
"Më pas, ai shtoi se ishte koha e përballimit
të kësaj sfide në këtë moment
udhëkryqi historik, duke
zgjedhur një të ardhme më të sigurt,
më të begatë për vendin dhe
planetin. "Ditët kur Uashingtoni i
zvarriste punët kanë marrë fund.
Administrata ime nuk do t‘i mohojë
faktet, përkundrazi do të
udhëhiqet prej tyre". Obama
kërkon që të gjitha godinat qeveritare
të jenë më eficiente me energjinë.
Ky është dhe një zotim fushate
sipas të cilit Obama ka premtuar
që të ulë emetimin e gazeve të
dëmshme dhe të investojë më
shumë në burimet energjetike të
rinovueshme. Në Bashkimin Evropian
së fundi u ra dakord për një
paketë me objektiva të qartë deri
në vitin 2012. Pikërisht për çështjet
klimatike, Departamenti
Amerikan i Shtetit pritet që të
emërojë një të dërguar të posaçëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›