E Shtunë, 31 Tetor 2026

Davosi, lamtumira e botës së vjetër

Xhon Thain, shefi ekzekutiv i "Mer
ill Lynch" (një nga kompanitë më
të mëdha financiare në botë),
vetëm pak para nisjes në Forumin
Ekonomik të Davosit mori njoftimin se
udhëtimi i tij ishte anuluar. Ai do të shkonte
për t‘u marrë me marrëdhëniet me
klientët e rëndësishëm, por do të ishte
një veprim absurd në vetvete, pasi çfarë
marrëdhëniesh me publikun mund të
realizojë një kryemenaxher që ka fundosur
bankën e tij, duke detyruar Departamentin
e Thesarit t‘i japë miliarda dollarë
për t‘i shpëtuar falimentimit? Një tjetër
"yll" i viteve të kaluara të Davosit ka qenë
edhe Robert Rubin, ish-sekretar i Thesarit
në presidencën e Bill Klintonit dhe
këshilltar ekonomik i Obamës. Edhe ky
VIP dha dorëheqjen disa ditë më parë
nga bordi i "Citigroup" (një tjetër bankë
e fuqishme) që u përfshi nga një skandal
financiar i radhës, i shoqëruar me humbje
kolosale. Në Forumin Ekonomik
Botëror, që çelet nesër, në listën e personave
të famshëm ishte edhe emri i indianit
Ramalinda Raju, i cili duhet të kryesonte
një debat në lidhje me tregjet financiare.
Por, vetëm 2 javë më parë, themeluesit
e shërbimeve kompjuteristike "Satyam"
iu mor pasaporta pas akuzave për
falsifikim të bilancit. Indiani i famshëm
thjesht kishte "harruar" të fuste në bilanc
një humbje prej 1 miliard dollarësh.
Vazhdojmë me një tjetër VIP, këtë herë
nga Kina. Ai është Huang Guangyu, njeriu
që ndodhet në krye të perandorisë së
elektroshtëpiakeve "Gome". Pas dy
muajsh arresti shtëpiak ka përfunduar
në një burg të Republikës Popullore. Por
nuk përfundon këtu. Një fund më tragjik
është ai i Adolf Mercle, 74-vjeçari në krye
të një shumëkombëshi farmaceutik gjerman
dhe një nga sipërmarrësit më të pasur
të botës. Dy javë më parë vrau veten
duke u hedhur në shinat e trenit. Banki-
Davos
erë amerikanë, industrialistë gjermanë,
manjatë aziatikë, oligarkë rusë, e të tjerë
e të tjerë janë tregues të një bote financiare
në krizë dhe ish-personazhe të mitit
me emrin Davos. Recesioni më i rëndë që
pas Luftës II Botërore ka shkatërruar një
mit të elitës ndërkombëtare, që për
shumë kohë ka pasur një zë të fuqishëm
në fatet e ekonomisë botërore. Këta
njerëz, të pagëzuar me termin "superklasa",
apo "Zotërit e universit", çdo fundjanari
e kishin të detyrueshme të
bëheshin bashkë në malet me dëborë të
Zvicrës, në resortin madhështor e luksoz.
I ashtuquajturi "Njeriu i Davosit" përbënte
thuajse një mutacion
antropologjik. Ai ishte pjesë e një klase
drejtuese që nuk i njihte kufijtë kombëtarë,
që ishte shumë më e fuqishme
se vetë qeveritë. Anëtarët e kësaj shtrese
ishin të lidhur me njëri-tjetrin me interesa
të përbashkëta dhe besnikë të neo-liberalizimit.
Rëndësia e Davosit është
kundërshtuar shpesh. Në fund të fundit
ky takim i fillimvitit nuk ishte një takim
institucional e nuk merrte vendime
konkrete dhe mbi të gjitha, por është
fakt, se çdo vit në këtë resort malor njerëzit
më të fuqishëm diskutonin për sfidat
më të rëndësishme globale. Debatet mes
VIP-ave përbënin tendencë dhe pse jo
shndërroheshin në formëzuese të axhendave
qeverisëse të shumë shteteve.
Por, brenda një viti, Davosi duket se ka
humbur gjithçka të famshme e të fuqishme
që mishëronte. Pasuri shumë të
mëdha janë zhdukur brenda natës, personalitete
të fuqishme të financave kanë
përfunduar burgjeve, apo nën hetim,
duke humbur çdo lloj besueshmërie dhe
legjitimiteti. Dhe të mendosh që "Njeriu
i Davosit" përfaqësonte brezin e ri të drejtuesve
të globalizmit. Thain, që përmendëm
në fillim të shkrimit, konsiderohej
në "Wall Street" si mishërim i gjenialitetit
dhe simbol i njërës prej bankave më
të fuqishme të planetit, "Merill Lynch".
Të njëjtin nam ai kishte pasur edhe në
krye të një tjetër banke "Goldman Sachs",
si dhe kur ishte në krye të Bursës së
Nju Jorkut. Tërheqja e tij, të enjten e kaluar,
është ende enigmatike. Pasi çoi në shkatërrim
të plotë bankën e tij dhe pasi
nxori në rrugë mijëra punonjës të saj në
të gjithë botën, ai madje tentoi që t‘i jepte
vetes një bonus super të majmë prej 30
milionë dollarësh. Ndërsa klientët e
bankës nuk vinin gjumë në sy për fatin e
parave të tyre, "gjeniu" shpenzoi 1.2 milionë
dollarë për të ridekoruar zyrën. Kur
doli në dritë "vrima" e madhe e humbjeve
prej 15 miliardë dollarësh, bosi po
bënte ski në Kolorado. Për sa i përket
rënies së Rubinit ishte shumë më spektakolare,
sepse ai ishte një person që
ndodhej fare pranë tij. Klintonian në
bindje e në besim, Rubin pati një triumf
personal në Davosin e vitit 1999, në përfundim
të së ashtuquajturës "dhjetëvjeçari
i artë". Së bashku me ish-shefin
e atëhershëm të Rezervës Federale,
Alain Grinspen, ai konsiderohej në atë
periudhë si "ideatori i një begatie të paprecedentë".
Dyshja u pagëzua unanimisht
nga "elita" si "komiteti për
shpëtimin e planetit" për aftësinë e rrallë
që treguan në përballimin e krizës financiare
në Meksikë (1995) dhe krizës në
Azinë Jugore në vitin 1997. Si për ironi,
Rubin firmosi në vitin 1999 ligjin që hiqte
kufijtë mes bankave normale të depozitave
dhe bankave të investimeve, një
hap fatal ky që favorizoi dukshëm edhe
krijimin e "flluskave" spekulative dhe
keqfinancimin. Tani, ylli i shndritshëm i
Rubin është shndërruar në pluhur. Ndërsa
ndodhej në kupolën e "Citigroup",
banka pësoi humbjet e saj më të mëdha
në historinë e saj, ku 100 mijë të punësuar
kanë dalë në rrugë dhe si pasojë
Rubin nuk ka më përvojë pozitive për të
dhënë. Një tjetër rast është ai i multimiliarderit
gjerman, që i dha fund jetës me
vetëvrasje. Merckle konsiderohej si tipiku
i borgjezisë së vjetër industrialiste
gjermane, mishërim i etikës protestante
të kapitalizmit. Personi i tij reflektonte
origjinën antike të fenomenit të Davosit.
Para se të "ndillte" elitën e 5 kontinenteve,
lokaliteti që pati frymëzuar
"Mali i magjepsur" i Thomas Mann, në
mbledhjet e para të Forumit Ekonomik
Botëror vinin kryesisht liderët francezë
dhe gjermanë. Por kur kapitalizmi superfinanciar
i Nju Jorkut dhe Londrës ia
behu me forcë në Evropë, atëherë gjermani
zbuloi se "kishte shitur shpirtin".
Industritë e mirëfillta të Gjermanisë, siç
ishte dikur perandoria e Merckle, u
shndërruan në rrjete gjigante spekulimesh
të titujve derivativë, në një lojë
pak a shumë kumari me rrezikshmëri të
madhe, që shkatërroi shumë industrialistë
gjermanë. Për sa i përket indianit të
pasur me emrin Ramalinga Raju, ai është
përfaqësues i kapitalizmit të ri indian,
që u shfaq fuqishëm në Davos vetëm dy
vjet më parë. Pikërisht në takimin e viti
2007, ai hodhi reklamën e famshme për
vendin e tij "India e mrekullueshme" dhe
i gjithë resorti u mbush me postera të Indisë,
një mënyrë kjo për të tërhequr investitorë
të huaj në vendin që po përjetonte
një bum ekonomik. Të gjithë fatet
e karrierat e personave të sipërpërmendur
nga fate njerëzish të lavdishëm, janë djegur
e shndërruar në fate të rrënuarish
brenda 12 muajsh. Është fakt që klima ishte
pesimiste që një vit më parë në edicionin
e janarit të 2008-ës. Krizat e para u
paralajmëruan që në verën e vitit 2007 dhe
thëniet e kthjellëta të "profetit" të shkatërrimit,
që do të pasonte Nouriel Roubin,
dëgjoheshin me vëmendje. Pikërisht,
ndërsa po zhvillohej Forumi, brenda
mureve të tij mbërriti lajmi i arrestimit të
punonjësit të bankës franceze "Societe
Generale", Zherom Kerviel, që i kishte
humbur bankës së vet plot 5 miliardë dollarë.
Në atë kohë VIP-at e Davosit menduan
se mund t‘ia hidhnin kollaj vetëm
me një rast të tillë të izoluar. Pjesa më e
madhe e tyre ishin të bindur që "çështja 5
miliardëshe" do të konsiderohej si çudia
më e madhe e vitit. Sot ajo histori, krahasuar
me ndodhitë që pasuan, mund të
konsiderohet si një "pickim". Ndërkohë
falimentuan "Bear Sterans" dhe "Lehman
Brothers". Në Amerikë u shtetëzuan kolosët
e kreditimeve si "AiG", "Bank of
America", "Citigroup". Nga Britania në
Belgjikë institucione e banka të fuqishme
shpëtuan nga falimentimi vetëm falë shtetit.
Deri një vit më parë, edhe kundërshtarët
më të thekshëm të "Njeriut të Davosit"
i atribuonin atij meritën e një lloj
vizionimi e strategjie. Sot, kjo elitë botërore
është shkatërruar. Ata më me fat, ata që nuk
u flakën nga vendet e punës me turp, apo
nuk përfunduan qelive të burgjeve, janë
shndërruar në "lypsa" të ndihmave të shtetit.
Elitarët e "Zotërit e universit" janë
thjesht një racë në dekompozim e sipër, që
për të mbijetuar kacavirret pas ndihmave
shtetërore, duke rrezikuar të marrë me vete
në rrugën për në ferr ç‘t‘u dalë përpara.
"Regjisori" i madh i Forumit Ekonomik të
Davosit, gjermano-zvicerani Klaus
Schwab, në të shkuarën ka shfaqur aftësi
shumë të mira të adaptimit me situatën. Ai,
përveçse një biznesmen i jashtëzakonshëm,
është edhe një "kafshë politike", që
di të marrë për nga fryn era. Në edicionin e
sivjetshëm, protagonistët kryesorë do të
jenë Kryeministri kinez, Wen Jiabao, që
vjen për herë të parë, si dhe Kryeministri
rus, Vladimir Putin. Dy liderë politikë, dy
shtete autoritare, dy vende që po fuqizohen
dita-ditës. Mesazhi është i qartë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›