Vetëvritet ushtari, dyshohet për ndarjen me bashkëshorten
ka dhënë fund jetës duke u vetëqëlluar me armën
e tij të shërbimit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet
rreth ngjarjes e po heton në dy pista: në atë
të një ngjarjeje aksidentale dhe të një vetëvrasje të
mundshme. Ngjarja ndodhi në orët e para të së
hënës, në Repartin e Aviacionit, në qytetin e Kuçovës,
ku rekruti në shërbim, Klodian Armaçi, ka mbetur i
plagosur dhe ka ndërruar jetë në spital ndërsa merrte
ndihmën mjekësore.
Burime zyrtare pranë këtij
reparti bëjnë me dije se
mbrëmjen e së dielës ushtari
Armaçi ka qenë në shërbim
në një nga vendrojat e repartit
të Aviacionit. Burime
nga reparti me numër 3362
bëjnë me dije se pak minuta
pas mesnatës nga vendroja
ku shërbente 23-vjeçari Armaçi
është dëgjuar një
krismë arme dhe në çastin që
oficeri i shërbimit ka mbërritur
në vendin e ngjarjes, ka
gjetur të gjakosur ushtarin.
Menjëherë ai është dërguar
me urgjencë pranë spitalit rajonal në qytetin e Beratit.
Mjekët i kanë ofruar ndihmën e parë, por pa
mundur ta shpëtojnë nga vdekja të riun. Një plagë e
marrë në afërsi të zemrës, e shkaktuar me armë zjarri,
i ka marrë atij jetën një orë pas mbërritjes në spital.
Trupi i pajetë mbërriti më pas në morgun e spitalit,
ku iu nënshtrua hetimeve dhe më pas është tërhequr
nga familjarët. Për këtë ngjarje janë njoftuar më pas
ekspertët e policisë, të cilët kanë nisur hetimet e para
në lidhje me ngjarjen. Policia tha se është sekuestruar
arma tip kallashnikov, nga e cila ishte shkrepur
vetëm një plumb që i mori jetën ushtarit. Policia tha
se hetimet janë shtrirë në dy pista: në atë të një plagosjeje
nga pakujdesia dhe atë të një vetëvrasjeje të
mundshme. 23-vjeçari, banor i fshatit Goraj në Rrethin
e Kuçovës, mësohet se
pas disa muajsh përfundonte
shërbimin ushtarak. Drejtuesit
e repartit pohojnë se ai
ishte një ushtar tepër i rregullt,
ndërkohë që shokët e tij
hedhin dyshimet se ushtari
është vetëvrarë, pasi edhe
pse nuk kishte deklaruar
kurrë më parë një mendim të
tillë, ndodhej në një gjendje
depresioni për shkak të divorcit
nga bashkëshortja. Sipas
dëshmive, ai ishte martuar
përpara se të niste shërbimin
ushtarak me një vajzë
nga Kuçova, por nga vizita e
fundit në shtëpi gjatë lejes ishte kthyer i mërzitur,
pasi martesa e tij ishte në krizë për motive që ende
nuk dihen. Policia tha se në pyetje do të merren edhe
familjarët e tij, të cilët në kontaktet e para nuk kanë
mundur të deklarojnë asgjë rreth motiveve që mund
të kenë shtyrë djalin e tyre drejt vetëvrasjes.