E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zihen për dashnorin, përfundojnë në polici

Dashuria dhe xhelozia mes dy
grave ka bërë që ato të përfundojnë
në polici, pasi janë
kacafytur me njëra-tjetrën.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë,
ndërkohë që e dëmtuara ka denoncuar
në polici mëngjesin e djeshëm. Si dy rivale
në dashuri, njëra 50-vjeçare, ndërsa
tjetra 26, janë zënë në mes të rrugës,
ndërkohë që janë kërcënuar edhe në
telefon. Burimet zyrtare nga policia
shpjeguan se protagonistet e ngjarjes në
fjalë janë Kadrie M., 50 vjeçe dhe Elmira
B., 26 vjeçe. Sipas uniformave blu,
mëngjesin e djeshëm, në Komisariatin
Nr. 4 është paraqitur Kadrie M., e cila ka
kontaktuar me një oficer të policisë
gjyqësore, ku ka deklaruar se ishte goditur
nga 26-vjeçarja e lartpërmendur. Ajo
ka shpjeguar se ngjarja ka ndodhur te
rruga "Ferit Xhajko" për motive xhelozie.
Sipas denoncimit, 26-vjeçarja i kishte
telefonuar disa herë në telefon, duke e
kërcënuar se do e vriste, pasi dyshonte
se 50-vjeçarja shkonte me të dashurin e
saj. Në këto kushte, ajo kishte kërkuar
edhe takim dhe i kishte shpjeguar se
numrin e telefonit e kishte gjetur në
aparatin e të dashurit. Kështu, në debat
e sipër, vajza 26-vjeçare e ka goditur atë
me grushte dhe më pas është larguar.
Gruaja 50-vjeçare nuk ka pranuar të
rrëfejë për policinë nëse kishte lidhje me
njeriun për të cilin ishin zënë, por policia
tha se nga verifikimet e kryera ka rezultuar
se të dyja e kishin të dashur. Sipas
policisë, duke u nisur nga ky kallëzim,
janë dërguar materialet në prokurori për
veprat penale të "përdorimit me keqdashje
të thirrjeve telefonike" dhe "dëmtimeve
të tjera me dashje", në ngarkim
të Elmira B. Policia tha se kjo e fundit do
të ndiqet penalisht në gjendje të lirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›