Depresioni, 35-vjeçarja pi 30 tableta ilaçesh
Një 35-vjeçare po lufton me vdekjen në Spitalin
Ushtarak të Tiranës, pasi në gjendje të një
depresioni nervor gëlltiti një mbidozë ilaçesh
që kishte në shtëpinë e saj. Burime zyrtare të Komisariatit
të Policisë Nr. 2 Tiranë thanë se Bukurie Saliu, me
banim në kryeqytet, është gjetur në gjendje kritike për
jetën në banesë dhe u dërgua me urgjencë për ndërhyrje
mjekësore. Mjekët pohojnë se gjendja e 35-
vjeçares mbetet e rëndë, për shkak të depërtimit të
helmit në organet e saj jetësore. Pasi u kryen veprimet
hetimore dhe procedurale, nga deklarimet e marra prej
familjarëve të të dëmtuarës, rezulton se 35-vjeçarja,
në kushtet e një depresioni nervor, ka pirë njëherësh
disa medikamente. Policia ende nuk ka një version të
shkaqeve që e çuan 35-vjeçaren në përpjekjen për
vetëflijim, pasi komunikimi i tyre me të, për shkak të
gjendjes së saj kritike, ka qenë i pamundshëm.
Ndërkaq, familjarët kanë shpjeguar se ajo ka pirë 10
tableta "paracetamol", 10 tableta "conad" dhe 10 tableta
"atenolol", ambalazhet e të cilave u sekuestruan në
cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan
prokurorisë për veprime të mëtejshme.