Urraaa! QPZ boton pas një viti dekretin e Topit
Pas një viti, Qendra e Publikimeve
Zyrtare (QPZ)
botoi më në fund dekretin
e Presidentit të Republikës,
zotit Bamir Topi. Qendra e
Publikimeve Zyrtare, në Fletoren
206 të vitit të kaluar, pikërisht në
ditët e fundit të këtij viti, vendos
të botojë dekretin e firmosur nga
Presidenti i Shqipërisë, që mban
numrin 5543. E çuditërisht, botimi
ka ndodhur menjëherë pas dekretimit
të ambasadorit shqiptar
në Kosovë nga Presidenti Topi.
Emërimi
Në dekretin nr. 5543, datë 12
dhjetor 2007, kreu i shtetit ka firmosur
emërimin e zotit Bujar Dida,
në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm
dhe Fuqiplotë të
Republikës së Shqipërisë në Japoni.
Por dekretimi i tij si ambasador
nuk kishte marrë vlerë ligjore,
sepse për më shumë se një vit nuk
ishte botuar në Fletoren Zyrtare,
ndërkohë që nga ana tjetër, Ministria
e Jashtme kishte bllokuar procedurat
për pranimin e ambasadorit
shqiptar në Japoni. Dosja,
nga ana e Presidencës ishte plotësuar
dhe gjithashtu dërguar në
Ministrinë e Jashtme, por atje kish
mbetur deri në botimin e dekretit
të Presidentit, javët e fundit të vitit
të shkuar.
Denoncimi
Kur një vit më parë, "Fiks Fare"
e denoncoi këtë harresë të qëllimshme,
drejtoresha e Qendrës së
Publikimeve Zyrtare, zonja Evelina
Bekteshi nuk pranoi të
përgjigjej, por u mbyll në zyrën e
saj me çelës.
Me gjithë këmbënguljen e
gazetarëve për të marrë një
përgjigje zyrtare prej saj, drejtoresha
e QPZ-së nuk pranoi të shpjegonte
nëse ishte një harresë e
qëllimshme ose jo mungesa e botimit
të dekretit të Presidentit të
Republikës në Fletoren Zyrtare.
Papritur ky dekret botohet në
Fletoren nr. 206 të vitit 2008. Por kur
u botua? Një ditë, pasi Presidenti
Topi dekretoi emërimin e ambasadorit
Islam Lauka në Kosovë, botohet
fletorja nr. 206 e vitit 2008, që
përmban edhe dekretin e
emërimit të ambasadorit shqiptar
në Japoni.
Ndërkohë, më 19 janar 2009,
Presidenti dekretoi emërimin e
ambasadorit Lauka në Prishtinë.
Pra, konflikti i vogël i interesit mes
Presidentit të Republikës dhe
Kryeministrit të vendit u zgjidh
dhe Shqipëria u bë me dy ambasadorë,
një në Kosovë dhe tjetri në
Japoni.
Zyrtare (QPZ)
botoi më në fund dekretin
e Presidentit të Republikës,
zotit Bamir Topi. Qendra e
Publikimeve Zyrtare, në Fletoren
206 të vitit të kaluar, pikërisht në
ditët e fundit të këtij viti, vendos
të botojë dekretin e firmosur nga
Presidenti i Shqipërisë, që mban
numrin 5543. E çuditërisht, botimi
ka ndodhur menjëherë pas dekretimit
të ambasadorit shqiptar
në Kosovë nga Presidenti Topi.
Emërimi
Në dekretin nr. 5543, datë 12
dhjetor 2007, kreu i shtetit ka firmosur
emërimin e zotit Bujar Dida,
në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm
dhe Fuqiplotë të
Republikës së Shqipërisë në Japoni.
Por dekretimi i tij si ambasador
nuk kishte marrë vlerë ligjore,
sepse për më shumë se një vit nuk
ishte botuar në Fletoren Zyrtare,
ndërkohë që nga ana tjetër, Ministria
e Jashtme kishte bllokuar procedurat
për pranimin e ambasadorit
shqiptar në Japoni. Dosja,
nga ana e Presidencës ishte plotësuar
dhe gjithashtu dërguar në
Ministrinë e Jashtme, por atje kish
mbetur deri në botimin e dekretit
të Presidentit, javët e fundit të vitit
të shkuar.
Denoncimi
Kur një vit më parë, "Fiks Fare"
e denoncoi këtë harresë të qëllimshme,
drejtoresha e Qendrës së
Publikimeve Zyrtare, zonja Evelina
Bekteshi nuk pranoi të
përgjigjej, por u mbyll në zyrën e
saj me çelës.
Me gjithë këmbënguljen e
gazetarëve për të marrë një
përgjigje zyrtare prej saj, drejtoresha
e QPZ-së nuk pranoi të shpjegonte
nëse ishte një harresë e
qëllimshme ose jo mungesa e botimit
të dekretit të Presidentit të
Republikës në Fletoren Zyrtare.
Papritur ky dekret botohet në
Fletoren nr. 206 të vitit 2008. Por kur
u botua? Një ditë, pasi Presidenti
Topi dekretoi emërimin e ambasadorit
Islam Lauka në Kosovë, botohet
fletorja nr. 206 e vitit 2008, që
përmban edhe dekretin e
emërimit të ambasadorit shqiptar
në Japoni.
Ndërkohë, më 19 janar 2009,
Presidenti dekretoi emërimin e
ambasadorit Lauka në Prishtinë.
Pra, konflikti i vogël i interesit mes
Presidentit të Republikës dhe
Kryeministrit të vendit u zgjidh
dhe Shqipëria u bë me dy ambasadorë,
një në Kosovë dhe tjetri në
Japoni.