Romney i pandalshëm

Me afro 80 për qind të rretheve në Michigen, që i kanë raportuar rezultatet, ish-guvernatori i Massachusetsit, Romney, ka fituar 41 për qind të votave, ndërsa ish-senatorim, Rick Santorum, 37 për qind, raportuan mediat amerikane.
Fitorja e ngushtë e Mitt Romneyt në Michigen, ku ai është rritur dhe ku babai i tij ishte guvernator, tregon se gara për nominimin e kandidatit republikan, për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara kundër Barack Obamës, në muajin nëntor të këtij viti, ende është e hapur.
Pasi mori vesh se ka fituar me rezultat të ngushtë në Michigen, Romney deklaroi: “Ne nuk fituam me dallim të madh, por ne fituam mjaft dhe kjo është ajo që llogaritet”.
Sipas projeksioneve të medieve amerikane, ai ka fituar edhe në Arizonë. Me 43 për qind të rretheve që i kanë raportuar rezultatet, Romney po udhëheq me 49 për qind, ndërsa Santorum ka 25 për qind.
Gara e ngushtë në Michigen e bënë të ashtuquajturën “Super të Martë”, javën e ardhshme, edhe më të rëndësishme, pasi votimet mbahen në 10 shtete dhe përfundimisht mund të përcaktohet kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale.