E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA kandidatet pergatiten per Ilinoin

Kandidatët republikanë për President po bëjnë fushatë në shtetin e Ilinoi para zgjedhjeve paraprake që do të zhvillohen në këtë shtet më 20 mars. Republikanët kanë mbajtur zgjedhje paraprake në një numër shtetesh për të zgjedhur kandidatin e tyre, i cili do të përballet me presidentin demokrat, Barack Obama, në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Megjithëse qyteti më i madh në Ilinois, Chicago, është i rëndësishëm për kandidatët, votuesit në pjesët rurale dhe më konservatore të këtij shteti mund të luajnë rol të madh në përcaktimin e fituesit për republikanët. Ekonomia dhe shpenzimet qeveritare duket se janë shqetësimet më të mëdha për votuesit e Ilinoit.

Anketat tregojnë se në Ilinois, ish-guvernatori i shtetit Massachusetts, Mitt Romney ka një epërsi të vogël ndaj ish senatorit, Rick Santorum. Romney mund të fitojë me lehtësi mbështetjen e grupit më të madh të republikanëve të moderuar në Çikago, ndërsa Rick Santorum pritet të dalë më mirë në rajonet jashtë qytetit. Santorum mund të dalë mirë në qytetet më të vogla si Pontiac, që ka 12 mijë banorë.

Në zgjedhjet e mëparshme paraprake, Santorum u përqëndrua në çështjet sociale, si aborti, për të fituar mbështetjen e më shumë votuesve konservatorë.

Ne votimet e fundit, Romney fitoi në Porto Riko të zhvilluara të dielën. I dyti u rendit Rick Santorum dhe i treti Gingrich.

Me këtë fitore Romney shtoi edhe 20 delegatë për në konventën e muajit gusht .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›