E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autoritetet zvicerane nisin hetimet ndaj deputetit kosovar

Prokuroria e Kantonit të Solothurnit ka nisur hetimet ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Azem Syla, i cili në këtë vend merrte ende sigurime si invalid dhe ndërkaq punonte si deputet në Kosovë. Institucioni i Sigurimeve të Invalidëve ka akuzuar deputetin Syla për mashtrim ndaj shtetit të Zvicrës. Prokurori i çështjes, Feliks Baenziger, në kohën kur është ngritur padia, tha se Syla sistematikisht ka mashtruar shtetin e Zvicrës dhe ai mund të detyrohet ti kthejë paratë, që janë rreth 426 mijë franga zvicerane. Deputeti kosovar ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Federale. Por çështja e tij ka marrë të tjera përmasa. Eurodeputetja Ulrike Lunaçek, e cila është edhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Europian, ka kërkuar dorëheqjen e tij disa ditë më parë, me arsyetimin se po dëmtohet imazhi i Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›