E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, zgjedhjet e PASOK i fitoi Venizelos, aspiron për Kryeministrinë

Evangelos Venizelos

Evangelos Venizelos do të jetë kryetari i ri i Partisë Socialiste në Greqi, PASOK. Ai u zgjodh dje gjatë votimit për liderin e kësaj partie, si kandidati i vetëm që arriti të mbledhë firmat e nevojitura për të garuar. Tashmë Venizelos pritet të japë dorëheqjen nga Ministria e Financave, pasi do të drejtojë partinë PASOK gjatë zgjedhjeve të afërta të përgjithshme në Greqi. Votimi i socialistëve përfundoi rreth orës 19:00 të së dielës, duke emëruar në fund Venizelosin si liderin e katërt të kësaj partie të madhe në Greqi. Të dhënat treguan se pjesëmarrja në votim ishte më e ulët sesa në vitin 2007. Venizelos deklaroi dje, ndërsa simpatizantët e partisë votonin, se Ne jemi duke filluar një përpjekje të madhe për të folur me botën dhe për ti treguar disa gjëra realisht, me gjuhën e sinqeritetit dhe gjuhën e së vërtetës. PASOK duhet të vazhdojë të jetë një shtyllë e stabilitetit dhe faktor për ndryshime. Venizelos ka qenë edhe rivali i Papandreut në zgjedhjet e vitit 2007 për Kryesinë e PASOK. Ai njihet si ekonomist i zoti dhe aspiron të marrë në dorë Kryeministrinë, nëse gjatë prillit partia e tij fiton zgjedhjet. Megjithatë, sondazhet e fundit tregojnë rënie të ndjeshme të mbështetjes popullore për PASOK-un, për shkak të masave të ashra antipopullore të kursimit që ka miratuar qeveria dhe Parlamenti me shumicën nga kjo parti.

Papandreu, akademik
Ish-kryetari i PASOK, Jorgos Papandreu, tha se udhëheqja e ardhshme e PASOK do të ketë përpara një qiell shumë të qartë dhe ditë me diell, pavarësisht nga vështirësitë e shumta që e presin. Papandreu tha, në një intervistë për BBC-në, se mund ti hyjë rrugës akademike me projektet për të ndërtuar një Akademi Demokratike, për të trajnuar politikanët e rinj me parimet demokratike të një vendi ku lindi demokracia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›